‘Pin-up’ si Scarlett Johansson

Scarlett është fytyra karakteristike e një femre me forma dhe pamje të viteve 50, ose ndryshe Pin-Up!

Ky lloj make-up i përshtatet femrave “lolitë” dhe Dolce Gabbana këtë stil ka dashur të përcjelli, duke përzgjedhur Scarlett femrën tipike ala Marilyn Monroe.

Karakteristike e këtij make-up është buzëkuqi i errët i buzëve, i cili duhet aplikuar së bashku me shkëlqyes. Duhet zgjedhur për fytyrën ngjyra që ju përshtatet në pudër dhe e këshillueshme është që pudra mos të jetë e thatë,por e lëngshme. Pastaj faqet duhet aplikuar me një ngjyrë shumë të lehtë si rozë apo portokalli e hapur.

Scarlett përzgjedh hije sysh me ngjyrat e vjeshtës për t’i dhënë fytyrës shikimin romantik. Provojeni edhe ju!

Komento