10 burimet e fibres

Fibra ndihmon te humbesh peshe, ja pse: “Te ngop dhe vepron si sfungjer, tretet dhe absorbohet me ngadale keshtu qe te bene te ndjehesh i ngopur,” thote Dietitian Kathleen Zelman nga WebMD Weight Loss Clinic.

“Ajo gjithashtu ndihmon ne eliminim dhe ulje te kolesterines se gjakut.”
Pra ku gjendet fibra?
1. Fasulet – jane nje burim i mire i fibres e fatmiresisht e perdorim shpesh.
2. Dritherat e plota –Kjo do te thote buka nga drithi plote – jo buka e bardhe e zakonshme qe e kemi cdo dite ne tryezat tona.
3. Orizi kafenjte – Orizi i bardhe nuk ofron shume fiber sa ai i kafenjte.
4. Misri – edhe misri eshte nje burim i mire i fibres.
5. Arrat – prej gjithe llojeve te tjera bajamet dhe arrat kane me se shumti fiber.
6. Patatet e pjekura me levore – Eshte levorja ajo qe eshte me rendesi ketu.
7. Manaferrat – te gjitha llojet dhurojne sasi te mire te fibres.
8. Krundet – ne te vertete cilido produkt drithi qe ka 5gram apo me shume fiber konsiderohet me sasi te larte te fibres.
9. Bollgur (Qull Tershere) – kjo eshte e mire te hahet ne mengjes ngase ndiheni te ngopur deri ne kohen e drekes.

10. Perimet – te gjitha ofrojne fiber po sa me te forta aq me mire.