10 hapa për pastrimin e mushkërive

10 hapa për pastrimin e mushkëriveA keni dhimbje dhe ndjeni se mushkëritë tuaja janë bllokuar. Më poshtë keni disa këshilla që do të pastrojnë mushkëritë tuaja brenda pak ditësh:

Pini një filxhan çaj laksativ bimor përpara se të shkoni për të fjetur ditën e parë të dietës suaj. Kjo liron zorrët tuaj nga toksinat që mund të lindin në rast të kapsllëkut. Mushkëritë nuk duhet të mbingarkohen, për shkak të ndonjë pengese në çdo pjesë të trupit gjatë fazës së pastrimit.2. Shtrydhni dy limona dhe shtojeni lëngun e tyre në 300 ml ujë. Këtë përzierje duhet ta pini para ngrënies së mëngjesit. Kjo do t’ju ndihmojë të tresni ushqimet për të rigjeneruar mushkëritë.
3. Pini 300 ml lëng portokalli pasdite.

4. Pini 300 ml lëng të pastër karote midis mëngjesit dhe drekës.

5. Pini 400 ml lëng frutash të pasura në kalium para se të konsumoni darkë. Kaliumi është një substancë e fuqishme që vepron si një tonik në pastrim, por nëse merret në formë të lëngshme. Ju mund të shtrydhni karota, selino, spinaq dhe majdanoz. Ky lëng jo vetëm është i mirë, por ai do të ndryshojë jetën tuaj.

6. Pini 400 ml lëng boronice përpara se të flini. Kjo ndihmon për të luftuar bakteret, të cilat gjenden në mushkëri dhe mund të shkaktojnë infeksione. Boronica është një antioksidant i fuqishëm.

7. Bëni të paktën 15 minuta ushtrime fizike në ditë.

8. Bëni një banjë të nxehtë prej 20 minutash çdo ditë. Është e rëndësishme, sepse ajo i lejon trupit të nxjerrë toksinat nëpërmjet lëkurës dhe djersitjes.

9. Një herë në ditë bëni një ecje të shpejtë. Ecja u sjell shëndet të mirë mushkërive. Kur ecni përqendrojeni vëmendjen tuaj te një frymëmarrje të lehtë dhe të plotë. Do t’ju qetësojë.

10. Bëni “frymëmarrje në avull”. Hidhni në një enë me ujë të nxehtë 5 ose 10 pika vaji eukalipti dhe merrni frymë me një peshqir në kokë derisa uji të ftohet. Vetitë e mira të vajit të eukaliptit do t’i çlirojnë mushkëritë nga myku.

Komento