10 këshilla në kuzhinë për të jetuar më mirë

Ushqimi mund të jetë një aleat i fortë i bukurisë suaj. TCH sjell 10 këshilla të ekspertëve të ushqimit që mund t’i ndiqni në kuzhinë.

Rukola: Silleni në tavolinë në fund të vakteve, ose konsumojeni me një panine të ngrohtë. Sido që të përdoret ka efekt. Lufton radikalet e lira që shkaktojnë rrudhat.

Stika pishe: Përdorini sa herë të keni mundësi. Këto drithëra i lëshojnë më ngadalë sheqernat në gjak, me një efekt energjik të tejzgjatur.

Boronica: Eshtë një frut që të ndihmon të shohësh më mirë, të ndihesh fleksibël dhe të jesh më i shkathët. Gjithashtu boronica nxit formimin e kolagjenit. Mund të konsumohet vetëm, e pashoqëruar me gjë, me kos frutash, ose në ëmbëlsira.

Kivi: Eshtë fruti i duhur kundër rrudhave, ndaj duhet konsumuar çdo ditë. Doktorët e kanë cilësuar si eliksirin e bukurisë.

Karçofi dhe karotat: Nëse menstruacionet i keni me shumë dhimbje dhe këmbët ju djersijnë, atëherë specialistët ju këshillojnë të përdorini karçofin dhe karotën. Ju ndihmojnë në çlodhjen e muskulaturës dhe largimin e dhimbjes së kokës.

Çaj në drekë dhe mbrëmje: Te njëjtën gjë bën edhe këngëtarja Madonna, kështu që mos hezitoni. Një çaj i ngrohtë mes vakteve jo vetëm që ndihmon tretjen, por mund të jetë një shoqërues i mirë edhe për ushqimet.

Portokalli – Vitamina C redukton stresin, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe nivelet e kortizolit pas një situate tepër stresuese. Veç të tjerash dihet që vitamina C ndihmon edhe në forcimin e sistemit imunitar.

Majaja e birrës: E dimë që është shumë e mirë për lëkurën dhe muskujt, por gjithmonë harrojmë ta konsumojmë. Kështu, nëse doni të keni lëkurë të pastër dhe shumë muskuj, shtojuni vakteve tuaja pak nga pluhuri i majasë së birrës.

Mishi i bardhë: Nëse merreni me sport, konsumimi i mishit të bardhë edhe katër herë në javë do t’ju ndihmojë të rigjeneroni muskujt dhe riparoni ndrydhjet e lehta të shkaktuara nga sforcimi i tepërt.

Rrepat: Shumë prej jush mund të mos i pëlqejnë, por janë fantastikë për flokët e yndyrshëm. I pastrojnë dhe i bëjnë më të shndritshëm.