10 këshilla të çuditshme për zbukurim

Nëse kujdesi i përditshëm dhe rregullimi para daljes nga shtëpia ju marrin shumë kohë, dhe para, ju ofrojmë dhjetë këshilla me të cilat do të bëni më shumë gjëra për më pak kohë, pa mos i shkaktuar pasoja xhepit tuaj. Fillojmë!

1. Nëse përdorni krem për vetënxirrje, jeni të njohur me efektet e këqija të kremit të tepruar. Megjithatë kemi zgjidhje për ju. Lagni një copë pambuku me lëng të shtrydhur të limonit dhe me të kaloni të gjitha pjesët kritike.

Për ta zgjidhur këtë problem në një periudhë më të gjatë provoni trikun vijues. Në qumështin për trup që e përdorni çdo ditë, përzieni me kremin për vetënxirrje. Kështu, për çdo ditë dalë ngadalë do ta errësoni tenin, pa mos u merakosur për teprim gjatë lyerjes.
2. Blini krem për faqe. Në momentet kur shpejtoni dhe nuk keni kohë të mjaftueshme për grim komplet, ngjyrë për faqe do t’ju shërbejë si tre në një produkt. Përdorni në vend të krem-ngjyrës dhe buzëkuqin. Jeni gati për të dalë!
3. Nëse nuk keni kohë për grim të tillë, thjesht lagni fytyrën me ujë të ftohtë. Uji i ftohtë do t’i forcojë poret dhe do ta freskojë tenin e fytyrës.
4. Blini krem të ditës me UV-faktor 15 apo më të madh. Kështu, njëkohësisht do të kujdeseni për fytyrën por edhe do ta mbroni nga rrezet e dëmshme të diellit.
5. Ndani të paktën pesë minuta në javë për maskën e flokëve. Bëni maskë një herë në javë, menjëherë pas shampos. Kështu do të fitoni flokë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme. Me këtë njëherë e përgjithmonë zbutni flokët!
6. Ja edhe një këshillë për kujdes ndaj flokëve. Nëse keni flokë të gjata apo të mesme, pas larjes kujdesuni vetëm për rregullim të ballukeve. Pjesën tjetër të flokëve shtrojeni me lentë për flokë, dhe lëreni të thahet vetë.

7. Nëse nuk dëshironi të lyheni me qumësht për trup, pas larjes përdorni hidratante për larje që në to përmbajnë qumësht apo krem.

8. Mbrojtja edhe kujdesi për thonjtë. Çdo ditë futni krem apo vaj për kutikula dhe thonjtë. Në këtë mënyrë do të fitoni thonj të fortë dhe të shëshëndetshëmndoshë, ndërsa vizita e manikyrit do të jetë shumë i rrallë. Për të kursyer kohë, trajtoni thonjtë me vaj gjatë kohës kur flisni me dikë në telefon. Nuk do të vëreni se tretmani ka përfunduar.
9. Në vend se të humbni kohë për hekurosje të flokëve dhe ta digjni me temperaturën e lartë, provoni këtë. Kapni me vitlera flokët dhe shkoni të bëni dush. Lagni trupin pa i lagur flokët. Avulli do ta përfundojë punën tuaj.

10. Kur jeni duke shpejtuar, në vend të tonikut, lani fytyrën me palloma të lagura. Njëjtë vlen edhe për heqje të grimit dhe për freskim nën sqetulla pas ushtrimeve.