10 orë gjumë që të jetoni 100 vjet

A do te dëshiroje të arrije moshën 100 vjeçare? Kush nuk do të dëshironte. Epo, shko bëj 10 orë gjumë sepse kështu sugjeron një studim i ri.

Gjumi, siç e dimë të gjithë, është një faktor kryesorë në rigjallërimin e trupit dhe aktivizimin e sistemit imunitar. Në këtë studim shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që kanë arritur të 100tat ka gjasa që së paku të bejne 10 orë gjumë nate.

Studimi ka përfshi analizat e të dhënave të një ankete Kineze të vitit 2005.  Ky studim përbënte 15,638 të rritur të moshës 65 e më të vjetër dhe ka përfshirë 3,927 tjerë të moshës 90 deri 99 dhe 2,794 të cilët ishin më të vjetër se 100 vjet, raporton The Daily Express.

Dr. Danan Gu, i Univerzitetit Shtetërorë Portland në Oregon, thotë: “Rreth 65 përqind e tyre në përgjithësi kanë raportuar se kualiteti i gjumit të tyre ishte i mirë apo shumë i mirë, dhe se koha mesatare e gjumit që ata bënin gjatë ditës ishe shtatë orë e gjysmë duke përfshirë këtu edhe gjumin e shkurtë gjatë ditës.” Për çudi, ata të moshës 100 e tutje ishin për 70 përqind me më shumë gjasa të raportonin kualitet të mirë të gjumit se sa pjesëmarrësit më të ri të moshës 65 deri 79 vjeç”

Pjesëmarrësit e moshës 100 vjeçare e tutje ishin me 70 përqind me më pak gjasa që të flinin për 5 orë apo më pakë në ditë po me më shumë gjasa që të flinin për 10 orë apo më shumë në ditë.”

Meshkujt, kundrejt grave, për 23 përqind më shumë raportonin të bënin gjumë të mirë.”

Kur njerëzit bien në gjumë qelizat e tyre rigjenerohen dhe ata gjithashtu largojnë materiet toksike nga trupi i tyre dhe aktivizojnë qelizat e sistemit imunitar.

Kështu pra nëse dëshironi të jetoni më gjatë atëherë mundohuni të bëni gjumë të qetë dhe nëse keni mundësi dhe ua premton koha atëherë pse jo edhe të flini për 10 orë në ditë.

Ky hulumtim është publikuar në Maj në gazetën periodike Sleep.

Komento