11 përdorime të limonit për një dukje më të bukur

Ne e adhurojmë limonadën, sikurse edhe shumë pije e ushqime të tjera të përgatitura me limon, mirëpo flokët dhe lëkura juaj e duan limonin më shumë se ju, pasi që i sjell shumë përfitime lëkurës dhe flokëve tuaj.

Këtu kemi disa arsye për ju që të ndaleni dhe të blini limonë në dyqanin e parë ushqimor, që do ta shihni.

ZBUTËSI PËR PASTRIM

Përzini disa pika të lëngut të kokosit me lëng të limonit dhe më pas trajtojeni fytyrën tuaj me këtë përzierje. Kokosi do ta hidratojë lëkurën tuaj, kurse limoni e pastron dhe e shkëlqen atë.

TRAJTONI BËRRYLAT DHE GJUNJËT!

“Nëse u janë nxirë bërrylat apo gjunjët, atëherë ndani një limon përgjysmë dhe fërkoni pjesët e nxira. Funksionon shkëlqyeshëm”, thotë pronari i ‘DaBlot Beauty’, Patrice Coleman.

LARGONI AKNET ME LIMON!

Kjo gjë mund të duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, mirëpo për shkak të veçorive antibakteriale, që ka limoni, ai do të largojë aknet nga fytyra juaj, nëse shtrydhni limonin në fytyrë. Fytyra juaj do të përmirësohet më shpejt sesa që mendoni ju.

PASTRIMI I FYTYRËS

“Unë përziej disa pika limoni me disa pika të tjera të vajit esencial në një gotë me 200 mililitra ujë të distiluar, dhe me këtë përzierje trajtoj lëkurën e ndjeshme të klientëve të mi”, thotë Becky Sturm, themeluesi i ‘StormSister Spatique’, trasmeton gazeta Kosova Sot

ZBARDHONI DHËMBËT!

Përzieni limonin me sodë buke dhe më pas trajtoni dhëmbët tuaj me këtë përzierje, duke përdorur brushën. Është shumë më e lirë sesa të vizitoni dentistin.

SHËRONI PLAGËT!

Becky Sturm përdor limon edhe në gërvishtjet e lehta, të cilat vonojnë të shërohen.

ZBARDHIMI

Limoni është i pasur me Vitaminë C dhe acid citrik, andaj ka cilësi të zbardhuesit. Ndonëse mund të marrë pak kohë, efekti i limonit për zbardhim është i shkëlqyeshëm. ‘Vitamina C është një anti-oksid shumë i nevojshëm për zhdukjen e radikaleve të lira dhe stimulon prodhimin e kolagjenit’, thotë Dr. Marina Peredo. Konsiderojeni përdorimin e limonit për të zbardhuar shenjat e plakjes, mirëpo nëse e bëni një gjë të tillë, duhet të keni kujdes nga rrezatimet, pasi që limoni e bën fytyrën më të ndjeshme ndaj rrezeve.

ZVOGËLONI SHKËLQIMIN!

Limoni është shumë i rëndësishëm në largimin e vajit të tepërt nga lëkura.

BUZËT E ÇARA

Limoni funksionon edhe në përmirësimin e gjendjes së buzëve të çara. Vendosni pak limon në buzët tuaja para se të shkoni në shtrat dhe pastroni buzët në mëngjes. Të gjitha qelizat e vdekura dhe ato të thara do të zhduken.

FORCONI THONJTË!

A jeni lodhur nga manikyri? Krijoni një përzierje të vajit të ullirit me lëng limoni dhe futni thonjtë në të. Kjo gjë do t’ju bëjë mirë, nëse keni thonj të brishtë dhe të thatë, mirëpo ajo ndikon mirë edhe në largimin e ngjyrës së verdhë nga ta.

JEPNI SHKËLQIM FLOKËVE TUAJ!

Theksoni një pjesë të flokëve pa i ngjyrosur dhe pa vizituar sallonet e bukurisë. Kjo me të vërtetë është mahnitëse. Vendosni lëng limoni kur jeni duke u rrezitur, pasi ai bën që flokët tuaj të goditen më shpej

Komento