12 këshilla për këmbë të bukura

Nëse mendoni se vera është larg gaboheni pasi koha ecën shumë shpejt. Stina në të cilën njerëzit duan të duken sa më bukur dhe rehat po afron dhe mjekët dermatologë japin këshillat e tyre që në stinën e nxehtë njerëzit (kryesisht femrat) të duken sa më bukur.

Këshillat që ju ofrojmë sot kanë të bëjnë me shëndetin e këmbëve te femrat. Këto të fundit duan që gjatë verës të reklamojnë këmbë të bukura dhe të shëndetshme dhe për këtë dermatologët amerikanë janpin disa këshilla me anë të të cilave mund të keni këmbë rrezatuese.

Dymbëdhjetë këshillat për këmbë të bukura gjatë verës:

1. Nëse qëndroni jashtë për një kohë të gjatë, këmbët lyeni me krem për rrezitje. Ndërsa, duke pasur parasysh që lëkura në këmbë i ekspozohet më pak rrezeve të diellit, faktori lë të jetë së paku i shkallës 30.

2. Në vende publike, siç janë pishinat, dushet dhe hotelet, vishni mokasina. Mos ecni kurrë zbathur nëpër sipërfaqe në të cilat qarkullojnë shumë njerëz. Disa prej tyre nuk e mbajnë higjienën dhe ka gjasa që të infektoheni me kërpudha.

3. Nëse përdorni shtresa në këpucët tuaja, vendosini ato edhe në mbathjet verore.

4. Nëse dyshoni se keni infektim të këmbëve, mos shkoni në pishina apo në liqene.

5. Mos kurseni në këpucë, blini dy palë për ecje më të gjatë. Këpucët duhet të jenë me ajrosje dhe të ofrojnë mbështetje për nyjat. Mokasinat nuk janë të mira për shëtitje të gjata. Nëse i keni këmbët e ndjeshme për ecje me këpucë të reja, vendosni leukoplast në vendet kritike për të parandaluar paraqitjen e flluskave.

6. Nëse ju djersiten këmbët, blini preparate kundër kërpudhave të lëkurës.
7. Shmangeni nallanet dhe sandalet, respektivisht mbathjet të cilat nuk ofrojnë mbështetje për pjesën e pasme të këmbës. Ky lloj i mbathjeve nuk është i përshtatshëm për lëvizje stabile.

8. Mos ecni zbathur nëpër sipërfaqe ku mund të ketë qelq ose mjete të tjera të mprehta.

9. Kujdesuni për thonjtë, nëse janë të verdhë dhe të trashë i gërryeni me limë dhe i lyeni ata me propolis. Nëse gjendja nuk përmirësohet, kërkoni ndihmën e ekspertit.

10. Një herë në muaj ia lejoni vetes një masazh të këmbëve. Nëse nuk mund të paguani për një gjë të tillë, bëjeni vetë masazhin.

11. Mos shkoni në shtrat, nëse më parë nuk i keni pastruar këmbët. Pastrojeni mirë hapësirën mes gishtërinjve. Pas pastrimit këmbët i lyeni me krem ose me vaj për lëkurë.

12. Ecni zbathur, por vetëm në plazhe të pastra ose në lëndina të rregulluara mirë.