12 rregulla thelbësore që çdo nënë duhet t’i dijë për rritjen e vajzave

Blogerja Karissa Ancell ka shkruar një artikull të mrekullueshëm për mënyrën se siduhet rritur vajzat.

Do të donim të ndanim urtësinë dhe mprehësinë e saj, me anë të 12 idejave mëposhtë. Rritja e vajzave është punë e vështirë dhe procesi është stërmundues, por që ja vlen të sakrifikojmë për fëmijët në rritjen dhe zhvillimin sa më të mirë të tyre.

1. Kozmetika juaj tani do të bëhet e saj Vajza ime pëlqen shumë të prekë mbi gjërat e mia të kozmetikës. Tani për tani është e vogël dhe e ka sa për argëtim, por që duhet mësuar që të aplikojnë sa më pak grim e mos të teprohen. 2. Informimi për ciklin menstrual mund të jetë i pakëndshëm dhe proces i vështirë, por shumë i rëndësishëm. Vajazat duhet ti përgatisim për rrugëtimin e tyre gjatë jetës. Mësojuni se çfarë ndodhë me trupin e tyre dhe bëjini të ndjeheni rehat.

3. Bota do të ndikojë që ato të rriten shumë shpejtë Dhe kjo është koha që ju duhet të mundoheni ti mbani sa më gjatë afër vetes, të vendosni kufij dhe mos ti lejoni të ju dalin nga dora shumë herët në moshë.

4. Inkurajoni dhe mbështetni në krijimin e lidhjes së afërt me babain e tyre Ata kanë nevojë për nënat, por mos harroni se iu duhet edhe një rol model mashkull që do ti udhëzojë në jetë dhe frymëzojë për gjetje të partnerit ideal.
5. Mësojuni atyre vlerën e kursimit të parasë Kështuqë një ditë nuk do të jenë të varura nga askush dhe do marrin vetë në duar kujdesin financiar.
6. Keni kujdes si flisni për trupin në prani të tyre Ju duhet të jeni shembull se si femrat duhet të mirëmbajnë trupin. Andaj, flisni butësisht dhe me mirësi, dhe asesi mos u ankoni për kilet e tepërta dhe shqetësimin mbi peshën.
7. Mbroni ato, por edhe mësojuni që të bëhen të zonja për vetveten
Bota ka nevojë më shumë për femra të fuqishme dhe të pavarura. Qëndroni pranë por lëreni të japë vendimet vet.
8. Komplimentoni vajzën për gjëra me vlerë, jo vetëm në aspektin e bukurisë apo pamjes Ajo ka nevojë më shumë të vlerësohet për virtyte tjera të rëndësishme në ngritjen e personalitetin, andaj kultivojeni këtë aspekt.
9. Mësoni atyre të vendosin kufij në mënyrën se si njerëzit i trajtojnë ato Në këtë mënyrë ju do të bëheni një mësuese e mrekullueshme për vajzën tuaj, do të bëhet e fuqishme, do ta vlerësojë së pari veten e pastaj të tjerët, duke mos lejuar që ndokush të tejkalojë kufijtë.
10. Ndjekni ëndrrat dhe pasionet tuaja Kështu i jepni shembull vajzës që edhe ajo të vazhdojë në rrugën tuaj të ndjekjes së këtyre gjërave, duke u krenuar gjithnjë me të.
11. Mësoni ato të jenë të zgjuara në prani të meshkujve Mësoni që të besojnë në instinktet e tyre dhe gjërat shpirtërore, mos të dalin nga vetvetja por të jenë të matura, sidomos në prani të meshkujve.
12. Mësoni të duajnë trupin e tyre dhe ta trajtojnë me respekt Tregoni atyre se trupi duhet ruajtur me shumë vlerë dhe respekt. Krijoni biseda të hapura dhe të ndershme në raport me atë se si duhet ruajtur trupi i femrës.

Komento