14 veprimet të cilat nuk duhen bërë partneres

1. Kontrolli i celularit gjatë kohës që jemi në shtrat me partneren. Diçka e tillë e irriton së tepërmi atë.

2. Të kërkosh një puthje. Diçka e tillë e vë në pozitë tepër të vështirë vajzën dhe përgjigjja e syve të saj do të jetë negative.

3. Veshja e xhinseve të shkurtra që tregojnë çorapët. Është e rëndësishme veshja e çorapëve dhe dukshmëria e tyre.

4. Grindja me një shofer të një makine tjetër. Diçka e tillë konsiderohet jo e hijshme, duhet të përmbaheni për çfarëdolloj motivi që mund të keni.

5. Dërgimi i një e-maili fyes në drejtim të partneres. Duhet të keni kurajën për të ngritur telefonin ose të ballafaqoheni me personin që keni këtë debat.

6. Heqja dorë nga një femër e cila tregon interes për ndeshjet e futbollit që shikoni dhe ju. Një partnere e tillë tregon se ka vërtetë interes për ju.

7. Kërkimi në gjërat personale të saj. Të kërkosh në çantën, dollapin ose të rrëmosh në ilaçet e partneres tregon një mungesë besimi dhe shpesh herë ndodh që gjatë këtij “hetimi” të zbuloni diçka të padëshiruar.

9. Të folurit për politikë ose çështje fetare me miq të rinj. Biseda të tilla duhet t’i bëni larg tavolinës në momentin që po përpiqeni të njihni persona të rinj.

10. Biseda të shumta për imazhin personal. Duke folur shumë për personalitetin tënd dhe paraqitjen e jashtme do të ulni vlerat e imazhit tuaj.

11. Tejkalimi i masës në të pirë. Të gjithë e kuptojmë limitin që kemi arritur gjatë pijeve dhe asnjëherë nuk këshillohet të kalohet ky limit pasi gjëra të padëshiruar und të ndodhin.

12. Të debatosh me një polic. Në momentin që je kapur, ti, do apo nuk do, duhet të dorëzohesh. Sado që krenaria nuk mund të ta lejojë, sërish çdo debat i tepërt do të përkeqësonte gjendjen.

13. Varja e çelësave ose telefonit në bel. Nuk do të keni më sukses me femrat dhe kjo që po themi, është e bazuar në një histori të vërtetë.

14. Heqja e vetullave. Është çdo gjë në rregull në qoftë se i pastron dhe diçka e tillë i pëlqen partneres tuaj por, nuk këshillohet të hiqni vetullat, ose thënë ndryshe, …bëheni si.
Përballja me idealen
Është gjëja më e natyrshme në botë, të pëlqesh veten tënde është e vështirë. Jemi gjithmonë gati të kritikojmë veten tonë dhe të gjejmë defekte me bollëk, edhe aty ku në vërtetë nuk janë, sepse nuk jemi asnjëherë ashtu siç do të donim të ishim. Është pikërisht ky thelbi: si duhet të ishim? Përse nuk jemi kështu siç jemi? Stima që dikush ka për veten e vet është pikërisht fryt i krahasimit midis asaj çka është dhe asaj që ai aspiron të bëhet. Sa më larg ideales të ndjehemi, aq më pak stimohemi.

Vetëm atëherë kur na duket se korrespondojmë me atë çka ndjejmë se duhet të ishim, mund t’i bëjmë të heshtin, të paktën për pak kohë mendimet tona të brendshme që na brejnë me kritikat e shumta për veten dhe krahasimet e pafundme me të tjerët. E megjithatë, mund të ndihesh i pakënaqur edhe kur ke shumë cilësi pozitive dhe gjërat shkojnë më së miri. Mos ndoshta të munduarit e vetes është një ves, nga i cili është vështirë të shpëtosh?

Pjesërisht është e vërtetë, duke ditur se idealen është e pamundur ta arrish. Nuk është e mjaftueshme të diplomohesh me maksimumin e rezultateve apo të martohesh me burrin më të mrekullueshëm në botë, ose akoma më mirë të arrish një pozitë ekonomike shumë të kënaqshme. Për t’u ndjerë të kënaqur me veten asnjëherë nuk mjafton asgjë.

Mund t’ju duket jashtë çdo logjike ose si një shuplakë për ata që janë vërtet më të pafat, por edhe ai që praktikisht mund të ketë pasur gjithçka në jetë, mund të ndihet i pakënaqur me veten e tij dhe i stresuar në të njëjtën kohë.


Çfarë pëlqejnë femrat

Gjashtë nga dhjetë femra amerikane konsiderojnë se meshkujt me qime në fytyrë janë më atraktivë seksualisht në raport me ata që rruhen. Ky është rezultat i studimit të cilin e ka realizuar Jigsaw Strategic Research, në të cilin janë përfshirë meshkuj dhe femra të moshave ndërmjet 16 dhe 34 vjeç. Ndërkohë, rreth 2/3 e meshkujve të anketuar janë përgjigjur se mjekra e rregulluar mirë u jep shanse më të mëdha për të ‘zënë’ femra.

Rreth 75% e meshkujve kanë pohuar se qimet në fytyrë i bëjnë të ndjehen më joshës. Ndërsa 68% e meshkujve konsiderojnë se mjekra u jep më shumë personalitet. Nga ana tjetër, femrat mendojnë se meshkujt që mbajnë mjekër kanë më shumë individualitet, janë elegantë dhe kanë prirje aventureske.