15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvereMe arritjen e pranverës, jo vetëm që dëshirojmë që ta ndërrojmë gardërobën në më të lehtë, por edhe mënyrën e aplikimit të grimit, por edhe një aksesor shumë të rëndësishëm, të cilin gjithmonë e kemi me vete, atë në formë të thonjve.

Jua sjellim fotografitë me ngjyrat, të cilat do të jenë të popullarizuara gjatë kësaj pranvere.Bëhet fjalë për nuanca të mrekullueshme, të cilat përshtaten lehtë me secilin kombinim.

 

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere1. Ngjyra e grejpfrutit të kuq

Me këtë ngjyra do ta thirrni verën dhe diellin dhe do të ndiheni, nga pak, sikur të jeni në ndonjë ishull ekzotik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere2. E hirta e margaritarit

Për dallim nga ngjyra e parë, kjo ngjyrë na kujton ditët e ftohta dhe është ideale për të gjitha ato femra, që pëlqejnë kombinime modeste me ngjyrë të zezë.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere3. E buta rozë

Kjo ngjyrë pastele zbulon anën tuaj të butë dhe kur e aplikoni, assesi mos vishni rroba me ngjyra gjithashtu pastele, sepse çdo gjë do të duket shumë e njëjtë.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere4. E bardha e shkumësit

Ngjyra e bardhë me nuancë të shkumësit është aktuale nga sezoni në sezon, dhe më së mirë duket në thonj shumë të shkurtër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere5. Ngjyra e butë e pjeshkës

Kjo ngjyrë e mrekullueshme pranverore është e rezervuar për zonjat e sofistikuara.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere6. E kaltra e qiellit

Për të gjitha femrat, të cilat janë mërzitur nga nuancat bezhë dhe rozë, e që dëshirojnë thonj me ngjyrë pastele, e kaltra e shndritur është një nuancë ideale.

77. Ngjyra rozë e artë

Për raste të veçanta dhe dalje në mbrëmje, kur dëshiron që të jeni mbretëreshë e disko-klubit.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere8. Ngjyra rozë e flamingos

Mes ngjyrave pastele, ngjyra rozë e flamingos është një ngjyrë, e cila do të përshtatet shumë mirë me fustanet tuaja pranverore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere9. E kuqja e butë

Kjo ngjyrë është gjithashtu ideale për kombinim me fustane pranverore me motive lulesh, për të gjitha ato që nuk janë adhuruese të ngjyrës rozë.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere10. E hirta në të kafenjtë

Për femrat afariste, të cilat veshin rroba me ngjyra që bien në sy dhe të cilat dëshirojnë që të bëjnë kontrast me ngjyrën e thonjve.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere11. Ngjyra e butë e fëstëkut

Kjo është ngjyrë ideale për kombinim me xhinse, ndërsa me të duhet të shmangni kombinime me ngjyra të ndritshme, sepse çdo gjë do të duket tepër e zbehtë.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere12. Ngjyra e butë e vjollcës

Kjo ngjyrë do t’i ofrojë gjallëri secilit kombinim modest dhe monoton të veshjes.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere13. E verdha pranverore

Kjo ngjyrë është e përshtatshme gjatë ditëve, kur jeni në humor të mirë dhe dëshironi që të gjithëve t’ua bëni këtë me dije, e edhe kur nuk jeni – kjo ngjyrë do t’ju mbush menjëherë me gëzim.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere14. Orkideja e lulëzuar

Për t’u kombinuar me këtë ngjyrë për thonj, gjithsesi kërkojeni një ngjyrë të ngjashme për buzë dhe do të vëreheni shumë lehtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

15 ngjyrat për thonj, të cilat do t’i adhuroni gjatë kësaj pranvere15. Xhinglat e buta

Xhinglat janë të rezervuara për mbrëmje, por, nëse i keni thonjtë e shkurtër, e xhinglat janë më diskrete, lirisht mund ta aplikoni edhe gjatë ditës.

Komento