20 minuta ushtrime intensive më të efektshme se treningu i lehtë e i gjatë

Ushtrimet e shkurtra dhe dinamike sjellin rezultate të kënaqshme, e adhuruese e këtij trendi është dhe Xhenifer Aniston. Por, ushtrime të tilla kërkojnë më shumë mund se treningu i rregullt.

Nuk është nevoja që për t’u dukur rezultatet në palestër të qëndroni me orë të tëra, zbulon studimi nga kolegji i mjekësisë amerikane.

Kjo vërteton efektshmërinë e këtij treningu, të cilin e aplikojnë yjet si Xhenifer Aniston, Helena Kristiansen e shumë të tjerë. Rreth 20 minuta ushtrime intensive mjaftojnë për të forcuar muskujt, e në të njëjtën kohë nuk do të lodheni shumë, sugjerojnë ekspertët. Thuhet se 20 minuta ushtrime intensive për nga efektshmëria janë sa 45 minuta.

– Nëse zvogëloni kohëzgjatjen e ushtrimeve, detyrimisht ato edhe pse janë më të shkurtra, duhet të jenë më të rënda. Ata që tashmë kanë filluar nuk mund të presin rezultate të mëdha, ngase për ushtrime të tilla duhet të jeni në formë, paralajmëron trajneri i famshëm i fitnesit Stivi Beret.

Në rastin ideal do të duhej të ushtroni 20 minuta çdo ditë, apo tre deri katër ditë në javë me nga 20 minuta ushtrime intensive në kombinim me ecje, vrapim apo duke ngarë biçikletën.