3 vitamina që rinojnë dhe forcojnë organizmin

Vitaminat janë të domosdoshme për shëndetin e çdo personi. Përveç që forcojnë sistemin e imunitetit, rinojnë organizmin dhe reduktojnë rrezikun nga disa sëmundje të rënda.

Kështu, nëse dëshironi të jeni të sigurt që jeni tërësisht të shëndetshëm, mësoni se çfarë doze të vitaminave të caktuara duheni t’i fusni çdo ditë në organizëm!
Vitamina C

Kjo vitaminë forcon sistemin e imunitetit, ndërsa organizmit më së shpeshti i mungon gjatë aktivitetit të forcuar fizik dhe shtatzënisë, por në organizëm mungon edhe kur keni temperaturë të rritur. Ka rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të tumoreve. Çdo person i rritur ka nevojë për më së paku 100 mg të kësaj vitamine, ndërsa organizmi i fëmijëve ka nevojë për 30 mg. Pra, nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm, hani rregullisht pemë dhe perime të freskëta, veçanërisht agrume dhe majdanoz. Nëse ndieni lodhje të shtuar, mungesën e vitaminave kompensojeni me tableta. Doza ditore prej 500 mg e vitaminës C do të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Vitamina D

Vitamina D kryesisht shërben për parandalimin e osteoporozës. Dhjetë minuta ekspozim ndaj rrezeve ultraviolete të diellit (UV) mbulon nevojën ditore të kësaj vitamine. Fëmijët dhe të rriturit kanë nevojë për 10 mg të kësaj vitamine në ditë. Mungesa e vitaminës D te fëmijët shkakton rakitin, ndërsa tek personat e rritur problem me eshtrat. Prandaj, hani peshk të yndyrshëm, kryesisht tunë, skumbri dhe krap. Duhet të theksohet që vetëm një lugë e vogël me vaj peshku përmban 85 mg të vitaminës D.

Vitamina E

Ky është antioksidanti më i rëndësishëm në mes vitaminave. Rinon organizmin dhe redukton rrezikun nga disa sëmundje, kryesisht nga sëmundjet e zemrës dhe disa lloje tumoresh. Fëmijët gjatë ditës kanë nevojë prej katër deri 11 mg të kësaj vitamine, të rriturit përafërsisht 12 mg, ndërsa personat më të vjetër rreth 20 mg. Mungesën e vitaminës E do ta kompensoni me konsumimin e drithërave integrale, gjalpit, vajit të lulediellit dhe farave. Nëse jeni në dietë, konsumoni tableta.