4 llojet e burrave

Çdo gjë me kalimin e viteve ndryshon, po ashtu dhe jeta, gratë ndryshojnë po ashtu dhe burrat.

Po a e keni menduar se si burri juaj ka ndryshuar dhe nëse po si?
Për t’u njohur me problemet dhe zgjidhjet përkatëse dhe për të ditur se si sillet në shtrat partneri juaj, bëni testin e mëposhtëm.

I hutuar
Ky njeri përgjithësisht ka natyrë filozofike, pa iu dridhur qerpiku dhe pa gabuar asnjë çast. Shfaq një interes dhe kureshtje të pandërprerë për çdo gjë që ndodh rreth tij. Është përherë në ekuilibër, me të mirën dhe të keqen, me egërsinë e pavullnetshme dhe ëmbëlsinë e qëllimshme. Lëkundet midis varësisë dhe pavarësisë, nevojës për ndihmë dhe aftësisë për t’iu gjendur pranë të tjerëve.

Poet
Natyra poetike zgjon gjithmonë gruan që fle brenda njeriut. Kështu ndodh edhe me burrat që i përshtaten këtij tipi. Fjalët u dalin nga zemra dhe ngjallin gjithmonë shpresë. Frymëzimi i tij shërben për të zgjedhur rrugën e duhur në jetë. Pëlqen luksin dhe u kushton rëndësi gjërave të vogla që mbushin përditshmërinë e tij.

Shpirtëror
Beson shumë te të tjerët dhe është jashtëzakonisht i lidhur dhe njëkohësisht i varur prej ndjeshmërisë, emocionit, komunikimit. Për të janë të shenjta të gjitha ato parime që duhen respektuar për të jetuar në paqe.

I shpërqëndruar
Beson shumë te shfaqja dhe asnjëherë nuk i kushton rëndësi përmbajtjes, thelbit të gjërave. Ai nuk beson në ekzistencën e një të vërtete unike, të vetme. Është regjisori i vetëm i jetës së tij dhe i ndryshon kostumet e personazheve që luajnë në të sipas humorit. Për të gjithçka shndërrohet në pretekst për të shijuar vrullshëm jetën.

Komento