4 mite mbi lëkurën

Ka këshilla të ndryshme se si të dukeni me të reja dhe me një lëkurë më të pastër. Më poshtë po japim të vërtetën mbi katër mitet që ju keni dëgjuar gjithmonë.

1-Pini sa më shumë ujë dhe do të keni një lëkurë më të pastër.

Nuk është e vërtetë. Të pini sa më shumë ujë është mirë për shëndetin tuaj dhe për hidratimin e lëkurës tuaj, por nuk do t′u japë një lëkurë të pastër.

“Thyerjet” janë të shkaktuara nga gjenet, hormonet dhe ndotës të tjerë që ngelen në poret tuaja. Mënyra më e mirë për të përmirësuar lëkurën tuaj është duke larë fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmjë për të hequr papastërtitë dhe ndotjet që grumbullohen në të.

2-Klori kthen flokët tuaj në ngjyrë të gjelbër.

Këtë shprehje e kanë dëgjuar shumë njerëz, por nuk është e vërtetë. Eshtë bakri dhe jo klori, që u jep flokëve tuaj nuancën e gjelbër dhe kjo ndodh zakonisht nga uji në pishina.

3-Vazelina parandalon rrudhat.

Mund të ketë pasur persona që janë betuar se vazelina u jep një lëkurë që duket më e re por nuk është e vërtetë.

Në fakt, ngaqë vazelina është krem i trashë ajo shtyn vajra në poret tuaja duke u krijuar atyre një “mbingarkesë” dhe shkaktim të çarjeve. Për të mbajtur një lëkurë të re dhe të pastër është e këshillueshme të përdorni një locion me përbërës aktiv që ndihmon lëkurën tuaj të ruajë butësinë pa shtuar yndyrë të padëshirueshme.

4-Sheqeri dhe ushqimet me yndyrë shkaktojnë akne.

Nuk është e vërtetë. Përsëri, aknet kanë më shumë shkaqe gjenetike dhe hormonale.

Por një dietë e pakujdesshme mund të ketë pasoja negative për shëndetin tuaj dhe të shkaktojë plakjen para kohe. Kështu që duhet të jeni të kujdesshëm me ushqimet që hani.

Komento