5 arsye për të cilat e vlerësojmë dashurinë

Gjeneratat e reja kanë mundësi të panumërta që çdo ditë të përballen me zgjedhje të reja.

Vetëm disa dinë të jenë të durueshëm, sepse aty shpesh përzihet edhe frika dhe presioni nga gabimet. “Çfarë është në të vërtetë e rëndësishme në jetën time?” Në njërën nga anketat, rreth 59 % të femrave deklaruan se seksi është me rëndësi të veçantë dhe vetëm 9 % mendojnë se është i parëndësishëm fare.

2- Në pyetjen se, “kur është seksi më i mirë?”, shumica nga të anketuarat përgjigjet: “Kur ka dashuri në të”. Shumë femra i mbushin bateritë e tyre emocionale përmes seksit. 40% e femrave mendojnë se seksi i forcon lidhjet emocionale. Më shumë se një e treta e anketueseve kishin shijuar seksin pa dashuri: 53 % në lidhje të pasuksesshme, 42% në aventura për një natë dhe 40% nëpër flirte të parëndësishme dhe pa obligime.

3- Në pyetjen se, “si ndihen në lidhje të zjarrtë?”, 66% e femrave kanë theksuar se kanë vetëbesim të plotë. 50% e tyre theksuan se ndihen tejet seksi dhe bëhen dashnore që kanë shumë kërkesa. Do të thotë se vetëm lidhja e ngrohtë monogame i bën të lumtur (66%), optimiste (80%) dhe më mirë ia dalin me probleme jetësore (58%). Pikërisht vetëm pse seksi u jep siguri, për këtë dhe ndihen me shumë dëshira dhe më seksi. 89% e tyre thonë se më së miri, më të shëndetshme dhe më me vetëbesim ndihen kur janë të kënaqura me veten si njeri. Atëherë janë dhe më të lumtura.

4- Ajo që dikur konsiderohej tabu, sot është në praktikë të gjerë. Gati të gjithë të anketuarit i kanë provuar pozitat standarde (nga anash, nga prapa, pozitën misionare…). 92% e kanë shijuar seksin oral, ndërsa shumë nga ato kanë shkuar edhe më larg në seks me gjërat që Kamasutra i quan me emra të çuditshme. Eksperimentet janë të nevojshme gati për secilën. Jo vetëm që e largojnë monotoninë, por edhe janë kyçe në forcimin e lidhjes fizike dhe psikike mes partnerëve. Gati gjysma e të anketuarave kanë shijuar seksin në vende publike, ndërsa 40 % e tyre nganjëherë lundron në ujërat e sado-mazokizmit.

5- Disa nga arsyetimet e femrës për t’iu shmangur seksit janë: “Jam e lodhur”, “Nuk ndihem mirë”. Në pyetjen se, “pse i shmangen seksit?”, femrat kryesisht janë përgjigjur: “Për shkak të lodhjes”, “Shpesh nuk jam e disponuar”, ndonjëherë edhe “Jam e hidhëruar me të”. Për të mbajtur gjallë një lidhje duhet përkushtim i plotë. Pa një lidhje të qëndrueshme me partnerin, nuk do të kishim biseda të mira dhe interesante./yllpress/