5 faktet që çdo femër duhet të dijë rreth lëkurës

Lëkura është e aftë të rigjenerojë vetveten çdo muaj. Ajo është organi më i madh i trupit dhe ka punën më të vështirë për të bërë.

Të ruaj dhe mbrojë organet e brendshme të trupit nga patogjenet, mikrobet, faktorët e mjedisit dhe dëmtimet e ndryshme të përditshme. Prandaj është shumë e rëndësishme ti kushtoni më shumë kujdes lëkurës dhe ta shikoni si një domosdoshmëri për shëndetin dhe jo vetëm çështje estetike.

Konsumimi i ushqimeve të duhura, përdorimi i kremit ndaj diellit, maskat dhe vajrat ushqyes të lëkurës janë të domosdoshme.

Gjithashtu kontrolli i përditshëm i njollave të dyshimta apo nishaneve në formë të parregullt ose zmadhim të tyre duhen bërë patjetër në mënyrë që çdo e papritur me shëndetin e lëkurës të zbulohet në kohë. Kur ju kujdeseni në pikëpamjen shëndetësore të lëkurës atëherë keni përtuar edhe pamjen estetike të saj, të butë dhe rrezatuese. 1-Rrudhat mund të jenë tregues i sëmundjeve më të rënda. Në momentin që keni rrudha të thella atëherë kjo mund të tregojë një densitet të ulët të kockave dhe postmenopauzën. Lëkura dhe kockat përbëhen nga i njëjti kolagjen dhe niveli i ulët i tij shfaq jo vetëm rrudha por edhe kocka të dobëta.

Gjithashtu rrudhat tregojnë edhe një gjumë të pakët dhe jo cilësor. 2-Kontrolli i nishaneve kur nuk jeni të sigurt për pamjen e tyre. Është e rëndësishme të bëni kontrolle tek dermatologu për çdo dalje të nishaneve të reja apo kur forma e tyre nuk është e rregullt. Këto mund të jenë raste melanomash që mund të rezultojnë vdekjeprurëse. Gjithashtu edhe gungat apo rritje e qimeve nën mish nëse nuk zhduken për 3 javë duhet të shkojnë të kontrollohen pasi janë probleme me lëkurën. Ato nuk janë kancerogjene por sërish kërkojnë ndërhyrjen e mjekut.

3-Aknet mund të përkeqësohen me kalimin e moshës. Kur kaloni moshën 30 vjeçare niveli i estrogjenit bie dhe si pasojë rigjenerimi i lëkurës është më i ulët. Gjithashtu ky çrregullim mund të shkaktojë më shumë prodhim të yndyrës dhe dalje të puçrrave si adoleshentet.
4-Zakonet e mira në ushqim mund t’ju japin një lëkurë më të shëndetshme dhe të bukur. Disa ushqime janë shumë të mira për lëkurës duke e rigjeneruar atë, ushqyer, rritur elasticitetin dhe e mbarojnë nga rrezet UV të Diellit. Mirëpo disa të tjera e prishin lëkurën përpara kohe. Prandaj konsumoni ushqimet e duhura për një lëkurë më të bukur dhe të shëndetshme. 5-Djersitja e madhe ka një arsye. Djersitja ndodh për arsye të ndryshme, mirëpo kur kjo është e madhe edhe në mot të ftohtë atëherë tregon se diçka me shëndetin tuaj nuk shkon siç duhet. Në këtë rast drejtohuni një mjeku.

Komento