5 hapa për t’i “nxitur” flokët të rriten më shpejt

5 hapa për t’i “nxitur” flokët të rriten më shpejtFlokët nuk rriten te të gjithë me të njëjtën shpejtësi. Derisa disa kurrë nuk mund ta kenë mundësinë të presin që flokët e tyre ta arrijnë gjatësinë e duhur, te disa flokët nuk rriten brenda natës.

Pa marrë parasysh se çfarë lloji të flokëve keni, ja disa prej këshillave të dobishme për t’i ‘nxitur’ flokët që të rriten më shpejt, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkurtojini flokët më shpesh!

Ekspertët sugjerojnë që sa më shpesh t’i shkurtoni flokët, në mënyrë që ato të rriten më shpejt. Edhe pse një këshillë e tillë për dikë që dëshiron t’i ketë flokët e gjatë mund të duket paksa e çuditshme, është vërtetuar se flokët në masë të madhe rriten nëse ato i shkurtoni më shpesh, madje ekspertët sugjerojnë që një gjë të tillë ta bëni çdo gjashtë javë. Pasi t’i keni prerë majat, atëherë fillon rritja intensive e flokëve. Kështu, flokët tuaj do të jenë më të shëndetshëm dhe më të bukur, e po ashtu nuk do të keni më probleme me majat e ndara.

Konsumimi i ujit nxit rritjen e flokëve

Uji është i domosdoshëm për organizmin e njeriut, por edhe për rritje më të shëndetshme dhe më të shpejtë të flokëve. Ekspertët dhe stilistët e flokëve sugjerojnë dozën ditore prej gjashtë deri në tetë gota ujë, në mënyrë që uji apo lëngjet flokëve tuaj t’ua dhurojnë fortësinë e nevojshme dhe t’u siguroj shkëlqim dhe dukje shumë më të shëndetshme.

Flokët t’i krihni rregullisht!

Po ashtu, edhe krehja e rregullt e flokëve është njëra ndër këshillat e floktarëve për të pasur flokë të fortë, të gjatë dhe të bukur. Të krehurit e flokëve ndihmon që ato të duken më bukur, por edhe të rriten më shpejt. Mirëpo, duhet pasur kujdes. Nëse i krihni flokët derisa është janë të lagur, jo vetëm se mund t’i dëmtoni, por edhe mund ta ngadalësoni rritjen e tyre. Nëse e bëni një gjë të tillë, atëherë bëjeni këtë me një krehër të gjerë, për ta parandaluar thyerjen e tyre.

Për flokë më të shpeshtë, konsumoni më shumë proteina

Nëse dëshironi ta forconi dhe përshpejtoni rritjen e flokëve, atëherë ekspertët ju sugjerojnë të konsumoni shumë proteina. Prandaj, nëse keni vendosur t’i keni flokët të gjatë, për çdo ditë hani më shumë proteina, për ta siguruar një rritje të fortë dhe të shpejtë. Nëse nuk konsumoni mish, zgjidhni perime me nivel të lartë të proteinave, ndërsa burim i mirë janë edhe frutat me lëvore të fortë.

Mos i pastroni çdo ditë!

Pastrimi i përditshëm është pikërisht edhe armiku më i madh i tyre. Prandaj, do të ishte mirë që flokët t’i pastroni çdo të dytën apo të tretën ditë, në mënyrë që të mos e dëmtoni shtresën e tyre të yndyrshme, e cila pamundëson një rritje të rregullt të flokëve.

Komento