5 masazhet që duhet t’i provoni

Qetësues, gjallërues, drenazhues, e shumë të tjerë. Disa madje janë shumë të lashtë, me origjinë ekzotike. Për disa prej tyre flitet shumë, por jo gjithmonë mjaftueshëm, ja pesë prej tyre. Zbulo çfarë janë dhe përse shërbejnë

Ayurvedik
Ka emër paksa të ngatërruar, por është një teknikë indiane, që parashikon një drenazhim të këmbëve, stretching dhe masazh të organeve të brendshme. 
Për kë rekomandohet: ideal për ata që vuajnë nga ankthi, shqetësimet e gjumit, problemet me qarkullimin e gjakut dhe dhimbje cervikale. Është i përkryer nëse: masazhatori e kombinon edhe me një kurë komplete, që përfshin dietën ushqimore, teknika qetësuese dhe joga.
Shiatsu
Me origjinë japoneze, ka të bëjë me presionin mbi zonat precize dhe mobilizon të gjitha artikulacionet. Për kë rekomandohet: për këdo që vuan nga stresi dhe nga tensioni, por edhe nga dhimbjet artikulare, dhimbjet e mesit, nervi shijatik dhe spondeliatroza. Është i përkryer nëse: terapisti i kualifikuar përdor presionin e gishtave në bazë të përgjigjeve të pacientit. Masazhi shiatsu vepron mbi të gjitha në nivelin nervor. Terapisti përqendrohet tek chakra, nyjet, pikat e kryqëzimit të energjisë dhe nuk punon në të gjithë trupin.
Antistres
Është një miks teknikash si shiatsu, rifleksologji, bioenergji, masazh kalifornian. Për kë rekomandohet: u bën mirë të gjithë atyre që vuajnë nga ankthi, stresi, gastriti dhe shqetësime të sferës seksuale. Është i përkryer nëse: iu përshtatet problemeve të personit që i nënshtrohet masazhit. Pas një seance ndihesh i çliruar dhe plot energji. Praktikë e dobishme për të harmonizuar frymëmarrjen, për ta bërë të shkurtër dhe të thellë.
Lëvizje antistres për kokën:
Veprime të vogla, që japin energji dhe relaks: presion dhe lëvizje rrethore tek syte, vetullat, mollëzat, tëmthat deri veshët dhe flokët.
Amma
Në japonisht, Amma do të thotë “të qetësosh me duar”. Pacienti qëndron ulur dhe i veshur. Për kë rekomandohet: kush punon në tavolinë për shumë orë. Praktikohët në pjesën e sipërme të trupit. Është energjik dhe anti-stres. Është i përkryer nëse: në fund të trajtimit, që zgjat 30 minuta, ndihesh I gjallëruar.
Dixhitopresioni
Është një teknikë masazhi. Bazohet në idenë se në trupin e njeriut ekzistojnë flukse energjie jetësore (“lumenj të nëndheshëm” që gjallojnë në brendësi të trupit). Me presionin e gishtave stimulohen zonat që prek agopunktura (“puse” që realizojnë lidhjen mes “lumenjve” dhe sipërfaqes së trupit. Për kë rekomandohet: për këdo që është i stresuar dhe ka dëshirë që të kalojë një mbrëmje të nxehtë me partnerin. Është i përkryer nëse: në fund të masazhit ndihesh i çliruar dhe i çlodhur.

Komento