5 menyrat e duhura per te djegur kalori

Te merresh me sport është mire, por rezultatet jo gjithmonë janë ato qe priteshin. Ja 5 mënyra për te djegur edhe me tepër kalori.

Pini ujë shume te ftohte

Para se te filloni aktivitetin sportiv pini ujë shume te ftohte. Një studim i realizuar ne Angli ka treguar se ata sportiste qe ndiqnin këtë praktike ishin 25% me ne forme se ata qe pinin te njëjtën sasi uji por te ngrohte. Me çfarë lidhet kjo? Nëpërmjet kësaj praktike ruhet një temperature trupi me e ulet dhe energjia reziston për me shume kohe.

Praktikojeni aktivitetin sportiv jashtë

Me shume sesa te vraponi ne pajisjet e palestrës është mire te dilni jashtë dhe te vraponi ne një park për shembull. Studimet kane treguar se ushtrimet e kryera ne ambient te hapur digjnin 10% me shume kalori se ato te praktikuara ne një palestër. Kjo sepse trupi ka me shume nevoje për energji kur hedh hapin ne një vend te forte siç është toka. Nga ana tjetër lufta me erën rrit gjithashtu sasinë e kalorive te shpenzuara.

Kur vraponi përthyejini krahët

Te ecni apo te vraponi është mire, por ka edhe me mire. Ne rruge ngrijeni parakrahun ne lartësinë e vitheve dhe kthejini bërrylat ne 90°. Jo vetëm qe ky pozicion do iu beje te ecni me shpejt, por do iu ndihmoje edhe te digjni edhe 15% kalori me tepër.

Qëndroni ne një vend për 12 minuta

Sigurisht qe çdo here qe bëni një ushtrim fizik ju digjni kalori, por për te luftuar me mire yndyrën dhe për te rene ne peshe, fiksohuni te paktën për 12 minuta tek një objektiv, pa bere asnjë lëvizje. Përsëriteni disa here ne jave. Sipas fizioterapistes Chip Harrison, e Universitetit te Pensilvanisë, ky është minimumi i kohës se nevojshme për te djegur dhjamin.

Tërhiquni

Pas ushtrimeve është mire te bëni disa tërheqje te trupit. Ato i ndihmojnë muskujt te qëndrojnë te forte, te rikuperohen dhe te jene gati për ushtrimin me pas. Zgjatjet luajnë rol edhe ne formën e këtyre muskujve, ato mund t’i zgjatin dhe t’i hollojnë ato./ikub/

Komento