5 rregullat e pasionit

Te mbash ndezur pasionin me partnerin eshte celesi per nje jete seksuale me intensive. Ritmet, tensioni dhe veshtiresit shuajne pasionin, por ka disa aleate te cilet mund ti japin nje shtyse dhe te rizgjojne deshiren mes partnereve.

Ulni yndyrnat dhe alkoolin

Eshte e vertet qe pas disa gotash vere ndjehemi me mire, por alkooli kufizon sistemin nervor qendror dhe “cmonton” cdo lloj deshire. Alkooli dhe substancat yndyrore shkrihen ne melci duke i komunikuar organizmit nje ndjenje te pergjithshme rendese. E gjithe kjo provokon renie te deshires.

Flini shume

Mes ores 8 dhe 9 te mengjesit tek femrat aktivizohet hormoni qe stimulon erosin, eshte ky momenti me  i mire i dites per nje takim ne dy. Te flini pak ose te vuani nga pagjumesia fillimisht sjell alternim te deshires dhe te bioritmit hormonal. Mungesa e gjumit eshte nje nder fajtoret me te rendesishem qe prish deshiren seksuale.

Beni sport

Te besh aktivitet sportiv ju ben me aktiv ne shtrat dhe ju fal me shume siguri ne aspektin tuaj fizik. Aktiviteti seksual eshte i njejte me aktivitetin aerobik dhe keshtu ka nevoje per nje training kardiovaskulare. Lodhja fizike stimulon gjendrat mbiveshkeroe te prodhojne endorfine te cilet jane neurostrasmetues te mireqenies.

Modifikoni ushqimin tuaj

Jane soja, dritherat, frutat dhe perimet me ngjyre te verdhe ushqimet qe permbajne fitoestrogjen, substanca natyrale qe reagojne mbi organizem si hormone femerore. Efekti i tyre mbi organizmin femeror eshte i rendesishem, permiresojne sekrecionet vaginale ndersa sistemi nervor stabilizohet.

Luani me te

Pa hormonin e kenaqesise seksuale behet me i trishtueshem dhe rutine ose mund te zdhuket. Per te luftuar stresin e perditshem, armiku numer nje eshte erosi, eshte e rendesishme te shkrini tensionet ne kete menyre niveli i testosteronit nuk shkrihet se bashku me deshiren. Per te eleminuar ankthet dhe te gjeni deshiren per te qendruar se bashku fizikisht duhet te fokusoheni mbi lojen qe duhet te filloje me te vertet. Ne kete menyre dashuria do te kthehet te zere vendin qe i perket ne jeten ne cift./ikub/

Komento