5 stile të flirtit të cilat i zbulojnë qëllimet tuaja

Flirti është shumë më tepër se vetëm një argëtim, një studim i ri ka arritur në përfundimin se suksesi romantik varet pjesërisht në stilin e të kuptuarit “stilin personal të flirtit.

Kontrolloni a jeni tradicionali apo jeni të prirur për mënyrën fizike të joshjes.

A jeni më të prirur për flirt tradicional apo të sinqertë?

Studimi i përfunduar paradokohe për stilet e flirtimit të të rriturve, ku janë anketuar më shumë se 1.500 persona për metodat e tyre të komunikimit romantik arriti në përfundimin se ka pesë stile të flirtimit: fizik, tradicional, të mirësjelltë, të sinqertë dhe zbavitës.

Në flirtin fizik personat tregojnë interes seksual për një partner të mundshëm dhe është shpesh shpejtë lëshohen në lidhje, zhvillojnë më shumë kimi seksuale dhe emocionalisht lidhen me partnerin.

Në stilin tradicional meshkujt e bëjnë hapin e parë, ndërsa femrat janë në rol pasiv. Të dy gjinitë të cilët e ushqejnë atë stil preferojnë takime “intime”.

Me rastin e flirtit të mirësjelltë personat me kujdes tregojnë me interes dhe besojnë se ato kanë sjellje të mirë për të përvetësuar zemrën e partnerit

Me rastin e flirtit të sinqertë të dy personat të tregojnë lidhje emocionale dhe interes të sinqertë në një person tjetër në të cilin njohet një partner potencial. Ndaj këtij lloji të flirtit janë të prirura gratë, meshkujt gjithashtu zbatojnë këtë stil të joshjes.

Shumë njerëz praktikojnë stilin e zbavitës i cili shërben për të rritur besimin, ndërsa marrëdhëniet e tyre nuk zgjasin shumë dhe nuk kanë një përmbajtje të thellë.