5 ushqimet për qarkullim më të mirë të gjakut

Keni duar e këmbë të ftohta dhe probleme me tension? Qarkullimi i keq është problem i cili i mundon miliona njerëz.

Qarkullimi i mirë është një nga faktorët më të rëndësishëm dhe themelor për shëndetin optimal. Në të kundërtën mund të paraqiten problemet me funksionet themelore trupore.

Shtresat yndyrore mblidhen në muret e artereve, prandaj ndodh qarkullimi i keq i gjakut nëpër trup. Nëse vuani nga qarkullimi i dobët apo dëshironi ta përmirësoni, integroni në ushqimin e përditshëm artikujt në vijim!

Portokajtë
Portokajtë që nga lashtësia janë të lidhura me shëndetin. Mbajnë sasi të mëdha të vitaminave C dhe bioflavonoideve, të cilat forcojnë muret e kapilarëve. Vitamina C është antioksidante dhe ndihmon në shtypjen e radikaleve të lira, të cilat reagojnë dëmshëm në indin e organizmit.

Hudhra
Të gjithë i dinë veçoritë shëruese të hudhrave. Si shtesë ndaj shumë veçorive shëruese, hudhra përmirëson qarkullimin ashtu që hollon gjakun, prandaj nuk vije te krijimi i pllakave në enë. Në disa raste hudhra në mënyrë direkte redukton nivelin e pllakave në artere.

Farat e kungullit 
Farat e kungullit janë të pasura me vitaminë E. Kjo vitaminë “relakson” qelizat e gjakut prandaj gjaku rrjedh më lehtë në trup. Në të mënyrë parandalohet bllokimi i artereve, dhe reduktohet rreziku nga sulmi në zemër dhe tru.

Frutat arrore
Frutat arrore përmbajnë vitaminën B3, e njohur si niacinë. Ai ndihmon shndërrimin e ushqimit në energji. Niacina është e rëndësishme edhe për lëkurë, flokë dhe qelizat e gjakut. Me konsumimin e mjaftueshëm të kësaj vitamine në trup i kontribuoni qarkullimit më të mirë.

Bostani dhe domatet
Bostani dhe domatet janë të pasura me likopenë. Trupi likopenën e përdor në disa mënyra ndërsa një prej tyre është edhe për ndihmën në qarkullimin më të mirë. Në këtë rast likopena parandalon grumbullimin e pllakave në artere, prandaj rreziku nga bllokimi i enëve të gjakut ulet në minimum.