6 ilaçe natyrale për heqjen e dyllit nga veshët

VAJI I MUSTARDË

Vaji i mustardës është produkt natyral për të hequr dyllin nga veshët. Përbërësit kundër mikrobeve krijojnë barrierë mbrojtëse dhe reduktojnë inflamacionet. Si ta përdorni: Ngrohni disa pika vaj, dhe kur të ketë arritur temperaturën e ngrohtë, e aplikoni në vesh. E lini për disa minuta dhe më pas e lakoni kokën për të hequr tepricën.

UTHULLA E MOLLËS

Duke shpëlarë veshët me pak uthull molle, do të hiqni dyllin tepricë dhe do të arrini pH-në normale. Duke e aplikuar këtë produkt do të reduktoni praninë e mikroorganizmave, kontrolloni inflamacionet dhe parandaloni infeksionet Përbërësit: 1 lugë uthull molle (10 ml) 1/2 e gotës ujë (125 ml) Si ta përdorni: Tretni një lugë uthull molle në një gotë ujë të ngrohtë, më pas përzierjen e derdhni në pikatore. Hidhni 4-5 pika në secilin vesh dhe e lini për disa minuta. Përsëriteni njëherë në javë.

VAJI I BAJAMEVE

Midis shumë aplikimeve të shëndetshme që ka vaji i bajameve, ndodh që të jetë edhe mënyrë e shkëlqyeshme për të pastruar veshët Si ta përdorni: Derdhni pak vaj të bajameve në pikatore, aplikoni 3-4 pika në vesh dhe e mbani kokën në mënyrë horizontale për 10 minuta. Pas kësaj kohe, derdhni lëngun dhe e fshini tepricën me një peshqir të butë.

SODA E BUKËS

Vetitë unike të sodës së bukës ndihmojnë në pastrimin e veshëve, zbutin dyllin dhe mbrojnë kundër mikroorganizmave Përbërësit: 1 lugë sodë të bukës (5 g) 1/2 e gotës ujë (125 ml) Si ta përdorni: Shtoni një lugë sodë të bukës në gjysmë gotë ujë të ngrohtë, përzieni mirë dhe aplikoni disa pika në secilin vesh. E lini për disa minuta dhe e hiqni tepricën me një peshqir të butë.

HUDHRA
Përbërësit e hudhrës prej një antibiotiku nxitin pastrimin e kanalit të veshit dhe ngadalësojnë rritjen e baktereve Si ta përdorni: Shtypni disa thelpinj të hudhrës dhe i ngrohni në një tigan me pak vaj ulliri. Prisni derisa të ftohen, hiqni pjesët e hudhrës dhe aplikoni lëngun me ndihmën e pambukut. Prisni disa minuta dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë. Pastroni hapësirën me peshqir të butë.

VAJI I KOKOSIT

Aminoacidet që i përmban vaji i kokosit, kanë fuqi prej antioksiduesi, që e bëjnë alternativën më të mirë për të pastruar dhe mbrojtur veshët Si ta përdorni: Ngrohni pak vaj kokosi dhe e aplikoni në secilin vesh nga disa pika. Prisni për pesë minuta dhe hiqni tepricën nga jashtë veshit. Përsëriteni për një muaj.