8 gabimet qe mund te na prishin dieten

Te ndjekësh një diete është mire, por duhet pasur kujdes qe te mos marrim kilogramë me vone. Për te shmangur surprizat e këqija, ja 8 gabimet qe duhet t’i shmangim.

Nuk hamë aq sa duhet

Dëgjojmë shpesh te flitet për dieta hipokalorike. E mira është te mos arrihet marrja e kalorive qe i duhen trupit çdo dite ( rreth 1800 për femrat). Ajo qe harrojmë pothuajse gjithmonë është se duke mos ngrënë humbim edhe masën muskulore. Nga ana tjetër muskujt na shërbejnë për te harxhuar energji dhe për te djegur kalori. Nëse ato zvogëlohen pas dietës, do kemi tendence te shtojmë ne peshe. E pra nuk duhet qe t’i privojmë ato te marrin ushqimin e nevojshëm.

 

Nuk konsumojmë produktet e qumështit

Ne te kundërt te asaj qe kemi tendence te besojmë, produktet e qumështit nuk janë vetëm për fëmijët e vegjël. Ato është mire te konsumohen gjate gjithë jetës për te pasur shëndet te mire. Për me tepër këto produkte e ndihmojnë organizmin t’i asimiloje me mire ushqimet qe konsumojmë dhe te djege dhjamin. Pra nuk duhet te harrojmë asnjëherë te hamë pak kos apo djathë te bardhe (pa yndyre) te paktën njëherë ne dite.

Pimë ujë te ngrohte

Sidomos gjate dimrit kemi tendence te pimë sa me shume çaj apo dhe ujë te ngrohte. Megjithatë temperatura e ujit qe pimë luan edhe ajo një rol ne humbjen e  peshës. Ndërkohë qe pimë ujë te ftohte, organizmi punon për ta ngrohur atë dhe ne këtë mënyrë djeg kalori. Studimet e kryera nga shkencëtarë gjermane, kane treguar se pirja e 6 gotave ujë te freskët bën te mundur djegien e 50 kalorive.

Dieta jone nuk është e pasur me hekur

Mungesa e hekurit nuk është e rralle tek femrat duke qene se një pjese e tij humbet gjate ciklit. Por hekuri është shume i rendesishem për funksionimin e mire te organizmit. Ai bën te mundur transportimin e oksigjenit për te cilin kane nevoje muskujt qe te djegin kalori. Mungesa e tij e bën metabolizmin te punoje me ngadalë. Duhet konsumuar me shume spinaq, fruta deti, barbunja dhe bizele, etj.

Nuk marrim vitamine D

Vitamina D është një prej vitaminave me te rëndësishme, e cila kujdeset për muskujt dhe iu mundëson atyre rigjenerimin. Fatkeqësisht gjate mbajtjes se dietave, shpesh kjo vitamine harrohet. Duhet konsumuar me shume salmon, ton, kunguj te njome, qumësht, veze, drithëra, etj.

I harrojmë fibrat

Prezente tek frutat dhe perimet, fibrat  ndihmojnë organizmin ta tresin me mire ushqimin dhe garantojnë transitin neper zorre. Për me tepër ato japin edhe ndjesinë e ngopjes. Duhen konsumuar te paktën tre here ne dite fruta dhe perime. Idealja do ishte t’i konsumonim ato pa ua hequr lëkurën.

Nuk marrim shume proteina

Kur fillojmë një diete mendojmë gjithmonë te hamë sa me shume fruta e perime, duke anashkaluar mishin. Ama proteinat janë çelësi i një diete. Janë pikërisht ato qe kujdesen me shume për muskujt.

Pimë shume ne darke

Nuk ka diete pa sakrifica dhe këtë e dimë te gjithë. Kësaj here nuk behet fjale për çokollata e ëmbëlsira, por për alkool. Ndërkohë qe pimë ndonjëherë ne darke, trupi djeg me pak kalori. Për pasoje behet e mundur dhe grumbullimi i dhjamit./ikub/

Komento