9 gjëra që duhet të dini për venat e zgjeruara

9 gjëra që duhet të dini për venat e zgjeruaraMe ardhjen e pranverës dhe verës, shumica e femrave nuk ndjehen rehat në veshjen e pantallonave të shkurta dhe fundeve sepse nuk kanë këmbë të përkryera.

Për disa, përveç faktit se mund t’ju duket ndonjë qime e pa hequr në këmbë, është edhe theksimi i venave. Venat me variçe (varikoza), të cilët njihen më shpesh, kaplojnë më shumë se 80 milionë amerikanë. Në vazhdim po ju paraqesim disa të dhëna për ta lehtësuar mendjen tuaj.

Duke kryqëzuar këmbët nuk shkaktoni vena me variçe. As duke veshur take të larta. Këto janë thjeshtë thashetheme, thekson Luis Navarro, themelues dhe drejtor mjekësor i qendrës për trajtimin e venave në New York City.

Grumbullimi i gjakut shkaktohet shkaktohet zakonisht nga qëndrimi i gjatë në këmbë apo ulur. Shkaqe të tjera të rëndësishme janë edhe: obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve, kontrolli hormonal i lindjes, thuhet sipas Dr. Navarro.

Nuk është vetëm problem kozmetik. Ndoshta keqkuptimi më i zakonshëm në lidhje me venat është se njerëzit mendojnë se mund të trajtohen me kozmetikë. Megjithatë, ekspertët bien dakord se venat me variçe nuk janë një çështje e shëndetit dhe se nuk duhet të injorohen. Këto lloj vena shkaktojnë lodhje të këmbëve, ënjtje dhe parehati të përgjithshme.

Ata gjithashtu mund të jenë një paralajmërim i rreziqeve shëndetësore afatgjata duke përfshirë: trombozën e venave, mpiksjen e gjakut, qarkullimin e dobët dhe ënjtjen e këmbëve, thotë Dr. Navarro.
Definitivisht është gjenetike, por mos nxitoni të fajësoni mënjëherë prindërit për këtë. Ju mund të trashëgoni venat nga njëra anë apo dy anët e familjes, madje edhe mund të kalojë një brez, shpjegon Dr. Martin.

Variçet dhe venat e zgjeruara (venat merimangë) nuk janë e njejta gjë.
Venat merimangë janë:

Të vogla, enë të holla të kaltërta që mund të shihen nën lëkurë, zakonisht të padëmshme, mund të jenë simptom i qarkullimit të dobët dhe formimit të variçeve.

Venat me variçe (varikozat) janë:
Vena të shtrira ku gjaku grumbullohet, zgjatje të trasha dhe të forta në këmbë ndodhin kur valvolat në një drejtim nuk funksionojnë si duhet. Kirurgu vaskular, Garth Rosenberg, vë në dukje se nuk është e pazakontë që të keni variçe dhe vena merimangë në një këmbë.

Meshkujt kanë gjithashtu vena. Mjekët pohojnë se 70 deri 80% e pacientëve që trajtohen me varikoza janë femrat. Dr. Rosenberg pohon se meshkujt gjithashtu vuajnë nga kjo dukuri e sëmundjes së venave, megjithëse ata më pak kërkojnë trajtim.

Shtatzënia mund të sjell venat me variçe. Dr. Martin jep detaje në librin e tij se shtatzënia shkakton presion në venën Cava, vena kryesore që qarkullon gjaku nga gjysma e poshtme e trupit. Në pozicione të caktuara të trupit, fetusi mund të bllokojë rrjedhjen e gjakut. Madje, prodhimi shtesë i hormoneve gjatë shtatzënisë shkakton zbutjen e muskujve të venave duke rritur edhe kapacitetin e tyre për tu zgjeruar. Kjo rrit rrezikun e venave me variçe dhe venave merimangë, shpjegon Dr. Bordone. Çdo gjë që rrit presionin në barkun tuaj, mund të shpie deri në vena me variçe, duke përfshirë edhe yndyrën e tepërt.

Ushtrimet janë mënyra më e mirë për të parandaluar venat, kështuqë shtoni këtë në listën tuaj të prioriteteve dhe praktikoni stërvitjet. Sa më shumë të jeni aktiv, aq më të shëndetshëm do të jeni, shpjegon Dr. Rosenberg, ku aktiviteti më i mirë për qarkullim përfshin notin dhe ngjtijen e shkallëve. Dr. Martin betohet në klasiken, të ecni sa më shumë. Gjatë gjithë ditës, forconi dhe ushtroni muskujt tuaj thjeshtë duke ngritur shputat e këmbëe lart-poshtë.

Nuk ka asnjë mënyrv për të reduktuar apo fshehur pamjen e venave (përveç trajtimit profesional), edhepse disa nga pacientët përdorin preparate kozmetike për të fshehur venat e theksuara. Por, ju mund të lehtëspni simptomat e dhimshme. Këtu po ju paraqesim tre sugjerime nga Dr. Navarro dhe Dr. Martin:
Çorape të kompresuara të madhësisë deri në gjunjë, deri në kofshë dhe deri në bel. Ju mund të pajiseni me këto lloj çnëpër dyqane kirurgjikale, thekson Dr. Bordone.

Ekstrakt i fares së gështenjës: është në dispozicion online, ndihmon në rënien e përhapjes së venave.
Gel i lajthive: është në dispozicion nëpër barnatore, krijon efekt qetësues të lëkurës dhe lehtëson dhimbjet, thotë Dr. Martin.

Trajtimi është më i mirë sekurrë, kështuqë ka lajme të mira. Sipas katër ekspertëve, sot trajtimi është mjaft i avancuar. Nuk ka shenja, prerje dhe shërimi bëhet në kohë minimale. Kjo bëhet në repart duke qëndruar larg spitalit dhe larg nevojës për anestezi të përgjithshme, shpjegon Dr. Martin.

Komento