9 sekrete të cilat do t’jua ndryshojnë jetën

Pjesa më e mirë është fakti që për secilën prej tyre do t’ju nevojitet më pak se një minutë, trasmeton gazeta Kosova Sot

1. Kundër flokëve që nuk rrinë në një vend

Nëse dëshironi që secila qime të qëndrojë në vend të duhur dhe ju pengojnë qimet e imëta, të cilat gjithmonë depërtojnë jashtë, spërkateni një brushë të vjetër të dhëmbëve me llak për flokë dhe me të i krihni pjesët e dëshiruara. Me këtë metodë do të kurseni kohë dhe para, të cilat do t’i shpenzonit në produkte të shtrenjta.
2. PËR QËNDRUESHMËRI TË STILIT TË FLOKËVE Në mënyrë që mbajtëset tuaja të flokëve ta mbajnë sa më fort stilin e flokëve, i spërkatni me shampon për larje të tharë para se t’i vendosni në flokë.

3. PËR BALLUKE TË RREGULLTA

I thani me tharëse flokësh në pjesët anësore, duke përdorur brushë të rrumbullakët. Përsëriteni procedurën disa herë, duke i ndërruar anët.

4. ZGJIDHJA PËR PUDRËN E NGURTË TË THYER

Pudrës ia shtoni disa pika alkooli të pastër, e tundni në një enë të pastër, e rrafshoni me gishtërinj dhe e lini që të thahet. Pas një ore, pudra juaj do të jetë si e re.

5. PËR TEN TË NJËTRAJTSHËM

Qiteni pak ngjyrë korale ose të portokalltë për buzë në pjesët e errëta të lëkurës, në të cilat më pas do ta aplikoni korrektorin. Me këtë do ta shmangni dallimin e ngjyrës së lëkurës.

6. PËR NGJYRË TË BUZËVE REZISTUESE NDAJ PIJES

Edhe pse kjo do t’ju duket paksa bizare, funksionon me të vërtetë. Para se të filloni ta pini pijen tuaj të preferuar, lëpijeni pak pjesën e gotës, në të cilën do t’i vendosni buzët. Në këtë mënyrë ngjyra e buzëve nuk do të ngjitet në murin e gotës dhe do të qëndrojë më gjatë në buzët tuaja.

7. PËR LËKURË MË TË BUTË

Nëse dëshironi që të keni lëkurë më të butë të fytyrës ose duarve, në zonën e dëshiruar aplikoni mjaltë, lëreni që të veprojë rreth gjysmë ore, e më pas e shpëlani me ujë të vakët.

8. PËR THONJ TË SHKËLQYER

Nëse dëshironi që thonjtë tuaj të shkëlqejnë më shumë, i zhytni në hije kozmetike të syve, e cila është e pasur me shkëlqyes, e më pas thonjtë i lyeni me llak përfundimtar pa ngjyrë.

9. PËR THONJ MË TË FORTË

Konsumoni më shumë vitamina B, të themi vitaminë B kompleks. Ky suplement në të ushqyer i forcon thonjtë dhe flokët.

Komento