9-të gjëra që duhet të dini për variçet

9-të gjëra që duhet të dini për variçetNë stinën e pranverës dhe verës femrat dëshirojnë të kenë këmbë të bukura.

Por për disa prej tyre kjo është e vështirë, për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe variçeve.

Ja disa informacione mbi krijimin dhe kurimin e variçeve.

1. Të qëndrosh këmbë mbi këmbë nuk të shkakton variçe
Deri më sot të gjithë kemi menduar se kryqëzimi i këmbëve është një nga shkaqet kryesore të variçeve, por ekspertët thonë se kjo nuk ndikon. Grumbullimi i gjakut në fakt shkaktohet më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë apo ulur. Shkaqe të tjera, thotë Luis Navarro, themeluesi i qendrës së trajtimit të variçeve në Nju Jork, janë obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve dhe kontrolli hormonal i lindjes.

2. Nuk janë thjesht një problem kozmetik
Koncepti më i zakonshëm është se variçet të shëmtojnë këmbët, por nuk duhet shmangur as efekti i tyre në shëndet. “Variçet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve”, thotë doktor Navarro. Pra, kur duhet të shkojmë tek doktori? “Nëse këmbët tuaja ndjehen të rënda apo ju dhembin në fund të ditës”, thotë Lindsey Bordone, doktoreshë dermatologe në universitetin e Columbias.

3. Është trashëgimi gjenetike
Por mos fajësoni asnjë prej prindërve tuaj. “Ju mund të trashëgoni këto tendenca nga të dyja anët e familjes, dhe kjo mund të kalojë edhe një brez”, thotë dr. Martin.

4. Variçet dhe kapilarët e dukshëm nuk janë e njëjta gjë
Kapilarët janë të vegjël, vena të vogla gjaku që mund të shihen nën lëkurë, zakonisht janë të padëmshme, dhe janë si pasojë e qarkullimit të ulët të gjakut dhe variçeve që mund të formohen.
Ndërsa variçet janë zgjerimi i venave ku qarkullon gjaku, janë të trasha si fije dhe zgjaten në këmbë.

5. Edhe meshkujt kanë variçe
Ekspertët vlerësojnë se 70-80% e pacientëve që trajtohen me variçe janë femra, por kirurgu vaskular, Garth Rosenberg thotë se edhe meshkujt vujanë nga kjo sëmundje edhe pse kanë më pak nevojë për trajtim.

6. Edhe shtatzënia shkakton variçe
Ekspertët thonë se gjatë shtatzënisë ndaj venës kryesore që furnizon pjesën e poshtme të trupit, dhe fetusi praktikisht mund të bllokojë qarkullimin e gjakut. Krahas kësaj, prodhimi i hormoneve shtesë gjatë shtatzënisë, shkakton një lëshim të muskujve të venave, me tendencë që ato të zgjerohen. Në këtë mënyrë rritet rreziku për variçet.

7. Ushtrimet janë mënyra më e mirë e parandalimit të variçeve dhe kapilarëve
Këshilla kryesore që japin ekspertët është: ecni sa më shumë në këmbë. Mos harroni të bëni ushtrime, sidomos noti dhe ngjitja e shkallëve. Këto ushtrime rrisin qarkullimin e gjakut. Një gjë e mirë e këtyre ushtrimeve është se shputa e këmbës është gjithmonë në lëvizje. Mos u justifikoni se nuk keni kohë. Mjekët rekomandojnë një ushtrim të thjeshtë. Gjatë gjithë ditës, ngrihuni në majë të gishtave të këmbës dhe pastaj ulini poshtë.

8. Nuk ka asnjë mënyrë për të reduktuar dukshmërinë e tyre
Disa pacientë përdorin kremëra kozmetikë për të mbuluar variçet. Por nuk mund të lehtësoni simptomat e dhimbjes. Dr. Navarro dhe dr. Martin japin tre sugjerime:

• Çorape të gjata apo geta që ju ngushtojnë. Ato mund të blihen në farmaci dhe janë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, si për gjunjtë, për kofshët, për bustin etj.

• Quhet “Horse Chestnut Seed Extract” dhe mund të blihet online. Ai ndihmonë në hapjen e venës. Përbërja e saj vjen nga guacka e gështenjës.

• Vaji “Witch Hazel” që mund të blihet dhe në farmaci. Ai ka efektin e getave dhe nëpërmjet përbërjes së tij kimike ‘shtrydh’ lëkurën dhe lehtëson dhimbjen. Witch Hazel përbëhet nga një shkurre me lule të verdha me erë të mirë. Në Amerikë është lule vjeshte, ndërsa në Azi lule dimri.

9. Trajtimi është më i mirë se kurrë, ky është një lajm i mirë
Sipas ekspertëve, trajtimi sot është shumë i avancuar. “Nuk ka plagë, nuk ka prerje, por një shërim minimal. /TCH/

Komento