A e din pse shiu na vë në gjumë

A e din pse shiu na vë në gjumëZhurma e valëve të oqeanit dhe shiut i vë në gjumë njerëzit, por a keni menduar ndonjëherë përse kjo zhurmë është aq qetësuese?

Sipas një studimi të ri, truri këto tinguj i interpreton si “jo kërcënues” dhe mund t’i përdorë ato që të bllokojë zhurmat alarmuese.

Universiteti i Pennsylvanias në SHBA, ka zbuluar se derisa zhurma negative mund t’i zgjojë njerëzit nga gjumi, zhurma e shiut mund të qetësojë trurin.

Orfeu Buxton ka studiuar dallimet e zërave kërcënues dhe jo kërcënues, raporton Live Science.

Në një ambient të ngjashëm me spitalin, alarmet me intensitet më të ulët se 40 decibelë, ka zgjuar nga gjumi 90 për qind të kohës.

Në anën tjetër, zhurma qetësuese e shiut ndihmon trurin që të bllokojë zhurmat tjera shqetësuese.

“Këta zëra të ngadalshëm dhe të qetë janë jo-kërcënues për trurin dhe shërbejnë për të qetësuar njerëzit”, ka thënë Buxton.

“Duken zhurmat e shiut sikur po thonë: Mos u brengos, mos u brengos, mos u brengos”

Komento