A e din se mjalti është luftuesi më i madh kundër celulitit?

Aplikoni një sasi të vogël të mjaltit në majën e gishtërinjve dhe bëni masazh në hapësirat problematike. Lëkurës i bëni masazh në drejtimin e kundërt të akrepave të orës dhe kini kujdes që gishtërinjtë mos t’ju ndahen nga sipërfaqja e lëkurës.

Nëse ndieni pickime, kjo është normale. Pas masazhit, tepricën e fshini me peshqir të lagur ose shpëlajeni lëkurën me ujë të ngrohtë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Është mirë që lëkurën ta shtypni dhe t’i bëni presion nga pak, në mënyrë që të përmirësohet qarkullimi i gjakut. Pas 15 minutave, metodën e përsëritni në pjesët e tjera të trupit, ku keni celulit. Masazhi mos të zgjasë më gjatë se një orë dhe praktikojeni çdo të dytën ditë. Mjalti shton qarkullimin e gjakut dhe përshpejton metabolizmin. Masazhin me mjaltë më së miri ta bëni herët në mëngjes, porsa të jeni zgjuar. Mund t’i shtoni edhe disa pika vaj livande, grejpfruti … Disa receta me mjaltë kundër celulitit: – përzieni dy lugë mjaltë me pesë pika lëng limoni dhe me nga dy pika vaj livande dhe eukalipti – përzieni dy lugë mjaltë me tri pika vaj limoni dhe vaj boronicash dhe dy pika vaj portokalli dhe livande – përzieni dy lugë mjaltë me pesë pika vaj portokalli dhe vaj limoni.