A i skadon afati furçës dhe brushës?

Zhiletët e vjetër nxitin rritjen e qimeve, ndërsa furça për flokë mund të shndërrohet në “çerdhe” të hedhurinave. Brushën e dhëmbëve duhet zëvendësuar pas çdo tre muajve me një të re, ngase e humb efektivitetin.

Fërkimet mes lëkurës me zhiletë mund të shkaktojnë skuqje të pakëndshme, ndërsa mundësinë për irritim e shton brisku i rrojës, paralajmërojnë dermatologët. Tehu i shpenzuar mund t’i mbushë qelizat e lëkurës përbrenda dhe ta nxisë rritjen e qimeve. Prandaj, në këtë mënyrë, zhiletët duhet ndërruar më shpesh.

Brushën e dhëmbëve duhet ndërruar çdo tre muaj, përndryshe e humb efektivitetin. Atletet për vrapim duhet të ndërrohen pasi të keni vrapuar 400 deri 800 kilometra, ka treguar një hulumtim amerikan.

Pas 40 pastrimeve, sytjenat duhet të ndërrohen

Sugjerohet që sytjenat të ndërrohen pas 40 pastrimeve, pasi gjokset nuk theksohen mirë.