A janë me të vërtetë funksionale pilulat e Jennifer Lopez-it?

A janë me të vërtetë funksionale pilulat e Jennifer Lopez-it?Trupi i saj i ka ndihmuar që të bëhet e famshme dhe e pasur, por pasi që më parë ka pasur figurë më të plotë, Jennifer tani ka vendosur që të fitojë para nga industria e humbjes së peshës

Këngëtarja pohon se e ka zbuluar një suplement të dietës, që ndihmon femrat që të humbin 10 për qind të dhjamit trupor brenda pak javësh. Lopez pohon se suplementi ‘BodyLab’ është më ndryshe nga produktet e tjera për humbje të peshës, për shkak se është zhvilluar vetëm për femra në vend të adaptimit të një formule të caktuar për meshkuj. Ajo ka thënë se kjo do të thotë që është më i mirë në trajtimin e mënyrës se si e mbledhin dhjamin trupat e femrave. Në studime klinike, disa femra kanë humbur pesë centimetra nga mesi i tyre dhe ijët për vetëm pesë javë.

Por, disa ekspertë të dietave ishin skeptikë, duke thënë se ende duhet të konsumohet ushqim i shëndetshëm dhe të ushtrohet për të arritur në formë. Patrick Holford, një ekspert për humbje të peshës dhe autor i librit ‘Burn Fat Fast’, ka tërhequr vërejtjen se bëhet fjalë më shumë për një trend, sesa për një mënyrë të shëndetshme për të humbur peshë. Kapsulat ‘BodyLab’, që kushtojnë rreth 20 euro për përdorim dyjavor, përmbajnë sinetrol, një produkt natyral për djegie të dhjamit që bëhet nga ekstraktet e agrumeve, si: grejpfruti dhe portokalli i kuq. Ato përmbajnë gjithashtu guaranë, bimë që përmban kafeinë dhe biotinë, vitaminë për të cilën thuhet se e shpejton metabolizmin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dr. Amy Heaton, drejtoreshë për çështje shkencore në ‘BodyLab’, ka thënë se shumica e studimeve për dieta bëhen në meshkuj dhe rekomandimet janë thjeshtë të reduktuara për femrat. Por, shpesh këto nuk janë të përshtatshme, pasi që trupat e meshkujve dhe të femrave funksionojnë ndryshe. Kështu ‘BodyLab’ ka shikuar se si operon metabolizmi i femrave, gjë që, siç ka thënë Heaton, do të thotë se suplementi i tyre është më i mirë sesa të tjerët për t’u ndihmuar femrave për t’i përmirësuar muskujt dhe për ta djegur dhjamin derisa ushtrojnë. Ajo ka shtuar se suplementet e tjera përmbajnë më shumë proteina, sesa që janë të nevojshme për femrat, të cilat e komprometojnë humbjen e peshës. Hilary Kingston, eksperte e dietave, ka thënë se pilulat ‘BodyLab’ i kanë “disa përbërës të mirë”, që mund të jenë efikas, por për femrat që tashmë janë të shëndetshme. Ajo ka shtuar: “Sikur edhe suplementet e tjera, ajo që funksionon për disa femra nuk funksionon për të tjerat”. Holford pajtohet me këtë, ndërsa ka thënë se derisa ka pasur dëshmi që disa përbërës ndihmojnë në djegien e dhjamit, mënyra më e mirë për të humbur peshë është përmes ushtrimeve trupore dhe dietës së shëndetshme. “Katër nga pesë përbërësit e ‘BodyLab Metabolise’ janë burime të kafeinës ose stimulues të ngjashëm, të cilët dihet se e reduktojnë oreksin përkohësisht dhe ndoshta ndihmojnë në humbje të peshës, por kjo nuk është një mënyrë e qëndrueshme për ta arritur atë qëllim. Mund të them se bëhet fjalë shumë për një trend sesa për një suplement për humbje të shëndetshme të peshës”, ka thënë ai. Lopez ka thënë: “Jam shumë krenare, për faktin që formulat tona janë të bëra nga femrat – për femrat. Nuk përmbajnë përbërës që trazojnë hormonet. Bëhet fjalë për një përzierje unike të bazuar në bimë për t’u ndihmuar femrave që të humbin peshë dhe të ndihen mirë”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Si supozohet se funksionon?

– I krijuar nga ekspertet e dietave, suplementi është zhvilluar në mënyrë specifike për femrat, duke shikuar se si e mbledhin dhe e djegin trupat e tyre dhjamin ndryshe nga meshkujt.

– Në studime klinike, disa femra kanë humbur pesë centimetra nga mesi i tyre dhe ijët për pak më shumë se një muaj.

– Ndryshe nga shumë produkte të shëndetshme, ato nuk përmbajnë kreatinë, një substancë për zhvillim të muskujve, që lidhen me kancerin e testikujve te meshkujt.

– Përbërësit e përfshijnë edhe sinetrolin, një djegës natyral të dhjamit, që bëhet nga ekstraktet e agrumeve, siç është grejpfruti.

– Ato gjithashtu përmbajnë biotinë, vitaminë kjo që e shpejton metabolizmin dhe përmirëson gjendjen e thonjve, lëkurës dhe flokut.

Komento