A jeni të varura nga Makeup-i?

Për shumë femra grimi është pjesë e rutinës së zakonshme ditore dhe vetëm mendimi që dikush do t’i shohë ato pa grim për to është i tmerrshëm”, thotë Sara Volverson nga “Superdrug”.

Psikologja Xheki Fleçer ka theksuar se grimi nuk përmirëson vetëm dukjen e jashtme, por si duket ai na bën edhe të ndihemi mirë përbrenda.

Grimi mund ta rrisë nivelin e vetëbesimi, përshtypja e parë me rastin e njohjes me një person të ri bazohet në vlerësimin e dukjes së saj, ndërsa kjo është shumë e rëndësishme për femrat afariste, të cilat gjithmonë duan të duken profesionale.

Megjithatë, nëse një femër ka grim sepse mendon që njerëzit do ta gjykojnë vetëm për dukjen e jashtme ndërsa jo karakterin, atëherë kemi një problem”.

Ja edhe disa të dhëna nga studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 3.000 femra:

– Rreth 33% e femrave mendojnë se nuk do ta tërhiqnin partnerin e tyre po të mos kishin pasur grim kur janë njoftuar

– Femra mesatarisht pret dy muaj e gjysmë para se t’ia zbulojë fytyrën pa grim partnerit të saj

– 14% e femrave zgjohen herët nga gjumi, në mënyrë që të vendosin grimin para se të zgjohet partneri i tyre nga gjumi

– 6 prej 10 femrave nuk shkojnë në punë pa grim

– Afro 25% mendojnë se nuk do të ishin promovuar në punë po të mos kishin pasur grim

– 37% e femrave mendojnë se shefat do të mendonin se ato nuk kujdesen për vete, po të mos përdornin grimin.

Komento