A ju bën të lumtur martesa?!

A ju bën të lumtur martesa?!Një studim i ri po merret me pyetjen një milion dollarëshe : A i bën martesa njerëzit më të lumtur?

‘Journal of Family Psychology’, ka realizuar një studim ku ka anketuar 8700 njerëz dhe rezultati?!

Meshkujt dhe femrat ndryshuan për nga ndjenjat në krahasim me lidhjet e tyre të para serioze, e cila kishte kuptim duke pasur parasysh se dashuria e parë të gjithëve iu vjen si një mësim për jetën.

Por, në marrëdhëniet e dyta serioze (pasi kanë marrë dy palët pak më shumë përvojë), edhe meshkujt edhe femrat kanë raportuar rritje emocionale të ndjenjave, duke qenë në lidhje apo duke u martuar.

Me fjalë tjera, të jetuarit bashkë në thelb kishte të njëjtin nivel të kënaqësisë për dy gjinitë ashtu sikur të qenit të martuar.