A ju nevojitet një kontrollim martesor

Zakonisht një herë në vit ne bëjmë një kontroll mjekësor për t ë parë gjendjën tonë shëndetësore por a keni menduar ndonjëherë për gjendjen martesore?

Duke i bërë këto tri pytje mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni edhe gjendjen tuaj në martesë.

Nuk ka rëndësi për sa kohë jeni së bashku, ju kurrë nuk do ta njihni partnerin tuaj deri në fund.Njohja është proces që i bënë partnerët të njihen më mirë thotë, konsulenti i martesave, Xhejms Kordov nga Universiteti Klark në Boston.

Lejoni veten që të përfshiheni në misteriet e partnerit tuaj. Atëherë ti do të bëhesh më e vëmenshme dhe do të fillosh të bësh pytje”. Fushat për të hulumtuar janë të pafunda: Çfarë e bënë partnerin tuaj të lumtur? Cilat janë vlerat të cilat ai i çmon më së shumti?” Bile edhe nëse e pyetë atë se “Çfarë ke bërë sot?” është një përfshirje e fuqishme në intimitet” thotë Kardov.

A e kuptojmë njëri-tjetrin dhe a jemi aty kur i nevoitet ndihmë njërit nga ne?

Kjo është një fushë e shpeshtë e mos komunikimit midis partnerëve” pohon Kardov. “Kur njëri nga partnerët ka një ditë frustrimi, tjetri zakonisht përpiqet të gjej zgjidhje, por partneri tjetër zakonisht dëshiron vetëm ngushëllim.Nuk duhet fajsuar partnerin nëse ai po mundohet të gjejë një zgjidhje për problemin tuaj, ndonëse juve ju krijohet përshtypja se ai është duke marr rolin e zgjedhësit të problemeve tuaja.” Herën tjetër kur partneri juaj është në një pozitë të tillë mundohuni vetëm ta ngushëlloni dhe shprehni mirëkuptim ndaj asaj në çfarë po kalon ai/ajo.


Si është marrëdhënia seksuale?

Këtu ka një lidhshmëri të fortë midis çiftit. Marrëdhëniet seksuale luajnë një rol të rëndësishëm në tërë procesin e lidhjes, prandaj edhe çiftet duhet ti kushtojnë rëndësi” shpegon Kurdov. Në vend që ta lejoni seksin të bëhet në diçka tjetër, ti dhe partneri juaj duhet ta inkurajoni njëri-tjetërin që të “tregoheni” me të vërtetë.  Me të tregoheni Kordov nënkupton fokusimin në komunikim. Krijoni komunikim me sy dhe lejoni veten që ta kuptoni njëri tjetrin. Edhe nëse jeni në distancë, hapa të tillë ju lejojnë juve që të ndiheni pjesë e një lidhje intime.

Komento