A lahen flokët përditë?

Nuk ka një ligj që të thotë që floku duhet larë çdo ditë, ose jo. Shampoja në vetvete është një pastrues dhe ushqyes dhe është e nevojshme të përdoret.

Shumë njerëz faktin që e lajnë kokën çdo ditë e kanë obsesion. Por duhet pasur parasysh, në rastin kur koka lahet përditë duhet të përdoret sa më pak shampo dhe gjithashtu asnjëherë nuk duhet të harrojmë që pas shampos të vendosim balsam, i cili duhet të jetë i së njëjtës linjë.

Për një larje normale është e rekomanduar që flokët të lahen një herë në 2 apo 3 ditë dhe një herë në javë të trajtohet me maskë flokësh.

Sa më i shkurtër të jetë floku, aq më shpesh mund të lahet. Gjithashtu është mirë që floku të krihet një herë në javë në sallon, kjo vlen si për meshkujt, po ashtu edhe për femrat. /Telegrafi/

3 Comments

  1. une kam flok te yndyrshme dhe kam shum zbokth kam perdorur shampot me te mira si pantene garnier head and shoulder wash and go etj por asgje sme ka ndihmuar.une i laj floket cdo dy dite sepse me behen shume me yndyre dhe me zbokth.ju lutem me jepni ca keshilla
    gjithashtu dua te di pse nuk i kam floke e shkelqyeshme kur i laj aq shpesh.dhe nuk perdor asnje mjet per ta djegur flokun sic jan piasteri tharesja etj kam flok shum te asher . ju lutem me ndihmoni . pres pergjigje

  2. kam flok te ashper se pak me lart nuk e shkruajta mir

  3. une kam flok te yndyrshme por jo cdoher. e laj flokun tim gati cdo dite. dhe nuk perdori balsam se ma ngjit flokun per koke

Komento