Acidi ialuronik, oksigjeni i femrave

Fenomeni botoks eshte mjaft i perhapur ne Hollivud. Shume aktore, per te ruajtur freskine dhe rinine, u nenshtrohen nderhyrjeve kirurgjikale

Kjo per te cilen po flasim eshte ceshtje mjaft serioze, pothuajse nje epidemi. Njerezit perpiqen ta injektojne kudo. Kur e fillon nuk mund ta ndalesh me, madje ajo shnderrohet ne nje droge.

Cdo kater muaj femrat lene takim me doktorin per te bere ndonje seance botoksi, qe sot eshte nje nga trajtimet estetike me te kerkuara ne boten perendimore. Pas trajtimit fytyrat e ketyre femrave rinohen, por nuk shprehin asnje lloj emocioni. Qeshin, vuajne, dashurojne por mbeten si te ngrira me dyll. Muskujt e ballit dhe te syve, te buzeve jane teper te tendesur dhe si pasoje eshte pothuaj e pamundur te duken si origjinale. Ndersa i shikon, ato te cudisin, sepse jane terheqese dhe ne te njejten kohe kaq te cuditshme. “Plakja, nuk ka qene kurre me e shemtuar sesa sot, kur femrat perpiqen ta fshehin ate.

Ne ditet e sotme, plastika e fytyres eshte bere mode. Eshte nje model “perfekt” qe na imponohet, pra femrat duhet te behen ato qe nuk jane”-thote nje psikologe. Fenomeni botoks eshte i perhapur kudo, “nuk duhet paralizuar nje muskul vetem per te eleminuar nje rrudhe ne fytyre, sepse perfundon duke bllokuar shprehjen e emocioneve. Nuk do te thote se nje rrudhe me pak e ben me te bukur fytyren. Njerezit nuk e dine se botoksi mund te spostohet nga pika e injektimit, te shkoje ne tru dhe te veproje me disa qendra nervore qe komandojne ne distance muskuj te tjere, thote nje dermatolog. Fytyren, trupin dhe shpirtin te cilat na i ka falur natyra, i kemi per te gjithe jeten. Njeriu eshte perballur me shume sfida per te arritur deri ketu, pse duhet te paralizojme dhe shemtojme veten?

Komento