Agjërimi ndihmon në shërimin e kancerit

Studimi më i ri, që është kryer nga një grup ekspertësh nga Amerika, ka treguar se agjërimi ripërtërin gjithë sistemin imun, si dhe u ndihmon personave të prekur nga kanceri.

Derisa shumica e nutricistëve kundërshton një ide si kjo, ekspertët e mjekësisë mendojnë se edhe një agjërim i shkurtër, me një afat prej tri ditësh mund të ndikojë shumë pozitivisht për organizmin e njeriut, sidomos për sistemin imun, transmeton Kosova Sot.

Shkencëtarët nga Asociacioni Amerikan këtë zbulim shkencor e kanë quajtur si të jashtëzakonshëm, sepse mendojnë se edhe agjërimi mund ta rigjallërojë sistemin imun të dobësuar.

Sipas ekspertëve, largimi nga ushqimi për një kohë të caktuar nxit qelizat amë për prodhim të më shumë qelizave të bardha të gjakut, përkatësisht leukociteve, që luftojnë infeksionet.

Komento