Aksesor vjeshtë/dimër 2010

Trendi vjeshtë/dimër 2010 kërkon që të veni sa më shumë stoli. Përdoren qafore të gjata masive të argjendta, dorëza në disa shtresa, si dhe rripa të theksuar

Në qendër të vëmendjes këtë sezon janë aksesorët e modës, sidomos stolitë – edhe atë në sasi të mëdha, gjë që është parë edhe në revy të shumta, sikur që është ajo e Louis Vuitton-it. Stolitë duhet të jenë të mëdha. Nuk duhet që të jenë modeste, por të tilla që bien në sy .

Për këtë shkak, nuk mjafton vetëm një stoli, meqë trendi i kësaj stine kërkon që ta teproni, ku masiviteti ka më së shumti rëndësi. Preferohet kombinimi i stolive ‘vintage’ me motive të kafshëve në zinxhirë, dorëza, etj, sikur ato me elefantë të metaltë, me zogj a me gjarpërinj, por edhe ato me perla klasike. Kombinimet më romantike arrihen me përzierjen e luleve, perlave dhe metalit.

Kombinimi i qaforeve

Këtë sezon barten disa stoli në të njëjtën kohë, duke kombinuar ato të gjatat me të shkurtrat. Mirë është edhe që të kombinoni qaforet e metalta me rruaza të llojeve të ndryshme. Sa më origjinal që të jetë kombinimi, aq më mirë do të dukeni.

Stolitë ‘vintage’barten me zinxhirë dhe stoli plastike

Në mënyrë që të mos e teproni me kombinimin e stolive, provoni disa kombinime dhe shikoni se a ju rrinë mirë. Këtë sezon barten zinxhirët ‘vintage’ me unaza të argjendta, apo edhe të plastikës.

Vathët duhet të jenë të mëdhenj, por të lehtë

Edhe vathët do të jenë më të mëdhenj këtë sezon, por ata duhet të jenë nga materialet e lehta. Për këtë shkak, më së miri është që të përdorni vathë filigrani. Edhe ngjyra ka rëndësi, ku për një pamje të përsosur preferohen vathët me ngjyrë të qelqit ‘murano’.

Komento