Aksesoret e nuses: te thjeshte apo te renduar?

Rregulli baze, ashtu si dhe per make-up-in, eshte te jeni te lehte. Gjeja e pare dhe shume e rendesishme eshte se nje nuse nuk duhet te jete nje peme e vitit te ri. Te shohim disa sygjerime.

Perlat

Perlat jane aksesoret me klasik. Jane shume vjecare dhe jane perfekte per nje fustan klasik por edhe vintage. Mund te synoni per nje “collier” te holle dhe elegante. Perlat e zeza “ndalohen” ose nese keni zgjedhur nje fustan dy ngjyresh.

Unaza e fejeses

Vajza, unaza e fejeses nuk mbahet. Zakonisht mbahet ne gishtin ku do te mbahet unaza e marteses, keshtuqe eshte e rendesishme ky gisht te jete bosh. Nuk duhet te vini as unaza te tjera dhe as byrzylyk apo ore. Duart duhet te jene te lira nga cdo aksesor tjeter. E vetmja gje qe duhet te beni eshte manikyri, thonj te bukur duar te kuruara.

Aksesore te ndryshem

Nje element tjeter i pelqyeshem jane dhe aksesoret te ndryshem. Ne kete kategori mund te fusimkapeset, spilat etj por te perdorura me kujdes, ndalohet te ekzagjeroni.

Diamantet

Diamantet ose kristalet kohet e fundit jane shume ne mode, duhet pranuar qe jane me te vertet shume te mrekullueshem. Duket por nuk eshte asnjehere i ekzagjeruar. Por nese fustani juaj eshte i dekoruar me gura qe shkelqejne, mbase eshte me mire ti evitoni./ikub/

Komento