Aksesorët e përshtatshëm për një fustan nuserie

Aksesorët e përshtatshëm për një fustan nuserieNjë fustan nuserije pa aksesorët e duhur është vetëm një fustan i thjesht. Një fustan nusërie me aksesorët e përshtatshëm është një emblemë që vendos ekuilibrin mes fisnikërisë dhe elegancës femërore.

Dhe nëse ti do që atë ditë të gjithë sytë të jenë fokusuar vetëm drejt teje, mos harro se detajet dhe aksesorët janë vendimtarë.

Çdo nuse është unike, në vetvete. Çdo vajzë atë ditë do që të jetë mbretëreshë, që nga fillimi i ceremonisë, deri në momentin e fundit të pritjes.

Aksesorët e përshtatshëm për një fustan nuserie

Dhe për ta pasur sa më të lehtë këtë, më poshtë do të gjeni disa detaje, të cilat mund të të frymëzojnë për të zgjedhur aksesorët e duhur, duke iu përshtatur edhe trendeve të sjella në pasarelat për vitin 2015.

Aksesorët e përshtatshëm për një fustan nuserie

 

Nëse nuk ke as më të voglën ide për aksesorët që i përshtaten më shumë fustanit që ke zgjedhur, mos u shqetëso. Po t’u hedhësh një sy koleksioneve të fundit të 2015-ës, ka shumë ide të reja, të cilat mund të ta heqin sikletin kur të vijë koha të zgjedhësh aksesorët e përshtatshëm të fustanit.

Aksesorët e përshtatshëm për një fustan nuserie

Por, një gjë është e sigurt: çdo nuse do të gjejë aksesorët perfektë. Si? Hidhu një sy sfilatave të fundit për të parë të rejat që propozohen për fustanet e nusërisë: tyl, dantellë, qëndisje, bizhu apo dorashka elegante.

Veçse, mos harro rregullin bazë! Pasi t’i kesh zgjedhur aksesorët e duhur, mos harro të informosh edhe bashkëshortin e ardhshëm, madje, pse jo, merre dhe atë me vete në këtë xhiro.

Aksesorët e përshtatshëm për një fustan nuserie

Në koleksionet e fundit të disa prej markave më të mira të fustaneve, detajet dhe aksesorët janë protagonistët e vërtetë. Disa vite më parë, stilistët përqendroheshin më shumë tek fustani, duke theksuar linja gjithmonë e më të thjeshta, ndërsa sot, kjo tendencë ka ndryshuar.

Aksesorët e përshtatshëm për një fustan nuserie

Disa nga markat më të mira të fustaneve të nusërisë mbeten pranë tendencave klasike. Një pjesë nuk shkojnë më shumë se tyli dhe dantella, por disa linja të tjera guxojnë më shumë me aksesorët. Fustanet e shkurtër, por edhe të gjatë me qendisje, dantella apo edhe lule të vogla, janë bërë zgjedhje e përsosur për t’i dhënë origjinalitet veshjes në ditën e martesës.

Aksesorët e përshtatshëm për një fustan nuserie

Po ashtu, në këto fustane të 2015-ës, mund të pëlqesh edhe koleksionet, të cilat i falin siluetës një hijeshi të pashoqe. Disa zgjedhje të tilla mund të ishin fustanet me shpatullat jashtë ose ato me shpinën e mbuluar të gjithën me tyl.