Aksesorët për këtë verë

Për këtë verë duhet të keni byzylykë të mëdhenj me forma të papërcaktuara dhe me ngjyra të çelura.

Këtë verë aksesorët tuaj duhet të jenë të mëdhenj. Gjithashtu, nëse i doni etnoelementët, tani ka ardhur koha t’i përfshini në aksesorët e modës në pamjen tuaj, sepse kreatorët botërorë të modës dhe shtëpitë e modës si “Chanel”, “Dior”, “Armani” dhe të tjerë i kanë dhënë trendet e këtij drejtimi.

Për këtë verë duhet të keni byzylykë të mëdhenj me forma të papërcaktuara dhe me ngjyra të çelura. Kurse nëse doni pak ‘underground’ apo rok-variant, Vivienne Westwood do të ishte zgjedhja juaj. Por, pavarësisht prej kreatorit apo brendit që e doni e rëndësishme është të keni shumë aksesorë që do t’jua mbulojnë qafën apo duart sa më shumë që është e mundur, kurse të jenë si një pjesë.

Ndoshta do t’ju rëndojnë aksesorët këtë verë, por si shtesë moderne do t’ju shkojë për mrekulli me cilindo kombinim të stilit tuaj.

Për në fund, shikojeni galerinë prej aksesorëve të dizajnerëve dhe kreatorëve të ndryshëm të modës zgjedhur nga Mnogu që e kemi përgatitur për ju që të keni një pamje më të mirë për atë që po ju tregojmë.

Komento