Algat janë burim i pasur i ushqimit për zemër

Shkencëtarët kanë identifikuar algat, të cilat përbëjnë një element të rëndësishëm të kuzhinës japoneze dhe kineze, si një burim i ri i pasur, i ushqimit për zemër.

Që në thelb do të thotë se algat janë duke u bërë rivali kryesor i produkteve të qumështit, të cilat deri tash kanë qenë burimi kryesor i ta ashtuquajturave “peptide bioaktive”.

Peptidet bioaktive, që kryesisht vijnë nga produktet e qumështit, jo vetëm që ofrojnë përbërësit e nevojshëm për ushqim, por po ashtu kanë efekt shërues ose parandalues të sëmundjeve të caktuara.

Kimistja Maria Hayes dhe koleget Ciarán Fitzgerald, Eimear Gallagher dhe Deniz Tasdemir nga Teagasc Food Research Centre në Irlandë, kthejnë vëmendjen tek algat si një burim i proteinave që veprojnë si peptide bioaktive.

Në analizën e tyre të pothuajse 100 hulumtimeve shkencore, është konkluduar se disa proteina nga algat funksionojnë sikurse produktet qumështore për zvogëlimin  e shtypjes së gjakut, sikurse inhibitorët e popullarizuar ACE.

Njerëzit nga Azia Lindore konsumojnë alga për shekuj me radhë dhe janë të njohur për shkallën e ulët  të sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe për nivelin e ulët të kolesterolit dhe ushqimit të yndyrshëm.

Komento