Alkooli në masë ngadalëson artritin

Një hulumtim i ri zviceran bën të ditur se konsumimi i matur i alkoolit lidhet me një progres më të ngadalshëm të artritit reumatoid.

Hulumtuesit e Universitetit të Gjenevës i kanë përcjellë pacientët që vuajnë nga artriti për katër vite dhe besojnë se efektet e ngadalësimit të përparimit të kësaj sëmundje janë pasojë e ndikimit antiinflamator që kanë sasitë e vogla të alkoolit.

Disa studime të mëhershme kishin treguar se konsumi i sasive të vogla të pijeve alkoolike mund edhe të parandalojë paraqitjen e artritit.

Megjithatë, hulumtimet e reja të bëra në 2908 persona të moshuar të cilët vuajnë nga artriti reumatoid, të publikuara në revistën Arthritis & Rheumatism, kanë treguar se personat të cilët më shpesh konsumojnë sasi të mëdha alkooli kanë rrezik më të madh për të kundërtën, pra për të përshpejtuar sëmundjen, pavarësisht faktorëve tjerë si mosha, duhani ose përdorimi i barërave.