Analiza e urinës zbulon kancerin

Zbulimi i hershëm i këtyre sëmundjeve do të rriste dukshëm gjasat për sukses të mjekimit, ku tani për tani, vetëm 10% të këtyre të sëmurëve jetojnë 5 vjet pas diagnostikimit.

Shkencëtarët skocezë kanë identifikuar proteinat, prania e të cilave në urinë tregon për praninë e kancerit të zorrëve, lukthit dhe pankreasit.

Sipas fjalëve të tyre, tani ka mundësi që të zhvillohet një test diagnostikues, me anë të të cilit do të zbulohen këto lloje të kancerit edhe para se të paraqiten simptomat e tyre.

Zbulimi i hershëm i këtyre sëmundjeve do të rriste dukshëm gjasat për sukses të mjekimit, ku tani për tani, vetëm 10% të këtyre të sëmurëve jetojnë 5 vjet pas diagnostikimit.

Revista shkencore “Proteomics-Clinical Applications” shton sesi, në fillim, janë evidentuar 6 proteina të pranishme në urinën e 98% të personave të sëmurë nga këto lloje të tumoreve dhe vetëm në 10% të personave të shëndoshë.

Analizat shtesë kanë treguar se proteinat e quajtura S100A6 dhe S1009 janë më të shpeshtat te pacientët me kancer.

Këto proteina nuk kanë qenë të pranishme në mostrat e urinës së personave të shëndoshë.

Komento