Ananasi mbron sytë

Të gjithëve neve na u është thënë që të vegjël se karotat janë të mira për shëndetin e syve dhe shumë nëna të reja ua japin fëmijëve të tyre.

Karota është një perime e mirë për sytë, ndërsa ananasi është një frutë edhe më i mirë se karota për shëndetin e syve.

Nga një studim i publikuar në një revistë të njohur amerikane për shëndetin thuhet se konsumimi i tri racioneve ananas çdo ditë ndihmon në parandalimin e humbjes apo të zbehjes së shikimit, transmeton “Zeri.info”.

Në një studim ku morën pjesë mbi 110 mijë gra dhe burra studiuesit arritën në përfundimin se frutat dhe perimet; vitamina A, C, dhe E; si dhe karotenoidet përmirësojnë shikimin dhe parandalojnë të gjitha dëmtimet që kanë të bëjnë me sytë.

Megjithatë ata theksuan se të gjitha këto i gjejmë tek ananasi prandaj konsumi i tij i përditshëm është i nevojshëm.

Shtoni ananas në kosin me fruta të përgatitur në shtëpi apo në smoothien e mëngjesit.

Gjithashtu mund të shtoni ananas në sallatën me karota.

Përveç që mbron sytë, përbërësit e ananasit janë jashtëzakonisht të dobishëm edhe për ata që duan të humbin peshë, pasi studime të ndryshme kanë treguar se përfshirja e ananasit në dieta ndihmon në eliminimin e kilogramëve të tepërt.

Komento