Ananasi mik i linjave

Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit.

Me vetëm 40 kalori për 100 g, është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për dobësim.

Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.
Bëjeni marinadë lëngun e ananasit, e cila shërben për zbutjen dhe tretjen, duke u dhënë atyre një shije të mrekullueshme.

Ananasi duhet të konsumohet i freskët, sepse i konservuar humbet bromelinën. Duhet edhe të jetë i pjekur mirë: fatkeqësisht, ngjyra e pishës nuk na ndihmon në dallimin e pjekjes së frutit, nëse ka ngjyrë të verdhë mund të jetë i pjekur sikurse edhe me ngjyrë jeshile.

Kështu mundësia e fundit për ta dalluar mbetet aroma, duke kontrolluar edhe mungesën e pikave dhe gjethet që duhet të mos jenë vyshkur. /telegrafi/