Aneurizma në tru

Aneurizma në truVendi ku ndahen enët e mëdha të gjakut në tru, mund të jetë një “bombë e vërtetë” , aneurizma, e cila nuk i dihet se kur mund të shpërthejë.

Aneurizmat apo arteret e zgjeruara, zakonisht janë anomali të lindura, të cilat mund të jenë të pranishme për një kohë më të gjatë tek pacienti, edhe pse ky i fundt mund të mos ndjejë asnjë simptomë.

Sipas Prof. Dr. Jovica Ugrinovski, neurokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, aneurizma nuk mund të diagnostikohet gjatë kontrolleve rutinë pasi ajo në fakt nuk jep asnjë shenjë. Në shumicën e rasteve ajo zbulohet atëherë kur të ketë shpërthyer, gjendje kjo e cila vë në rrezik jetën e pacientit.
Cilët janë faktorët e rrezikut për zhvillimin e aneurizmit?

Shkaqet e zhvillimit të aneurizmit, mund të jenë një predispozicion gjenetik ose ateroskleroza e cila është një pjesë e procesit të plakjes. Faktorët e mëposhtëm të rrezikut mund ta rrisin rrezikun e shfaqjes së aneurizmit, dhe në rast se ky i fundit tashmë ekziston, atëherë mund të rrisin rrezikun e shpërthimit të tij:

Historia familjare. Pacientët të cilët në familjen e tyre kanë të afërt të cilët kanë pasur aneurizëm në tru, ka shumë të ngjarë që kjo sëmundje të shfaqet edhe tek ata.

Aneurizma e mëparshme. Pacientët të cilët kanë pasur më parë Aneurizëm ka shumë të ngjarë që kjo sëmundje të shfaqet përsëri.

Gjinia. Gratë kanë rrezik më të lartë që të preken nga kjo sëmundje në krahasim me meshkujt.

Presioni i lartë i gjakut. Pacientët me presion të lartë të gjakut kanë rrezik më të madh për shpërthimin e aneurizmit dhe hemoragjisë në tru.

Pirja e duhanit. Pirja e duhani jo vetëm që shkakton presion të lartë të gjakut, gjithashtu rrit rrezikun e shpërthimit të aneurizmit.zakonisht aneurizmi shpërthen kur ka një rritje të menjëhershme të presionit të gjakut, më pas vjen stresi dhe përjetimi i emocioneve të forta. Gjithashtu, aktiviteti i rëndë fizik dhe ngritja e peshave të rënda mund të shkaktojnë shpërthim të aneurizmit. Por nga ana tjetër, aneurizma mund të shpërthejë edhe gjatë periudhës kur jeni duke pushuar apo duke fjetur.

Si ta dallojmë aneurizmën, a ekzistojnë simptoma? Shumica e aneurizmave nuk kanë simptoma dhe në shumicën e rasteve ajo zbulohet rastësisht gjatë kryerjes së procedurave diagnostikuese. Në raste të tjera, në rast se aneurizma shkakton presion tek indet përreth trurit, mund të shkaktoj dhimbje të forta koke, ndryshime në të folur, dhimbje qafe dhe shikim të turbullt (të paqartë). Një simptomë tipike e aneurizmit është mbyllja e njërit kapak të syrit. Në raste të tjera, për shkak të dhimbjes së kokës apo marramendjes, pacientit i bëhet rezonanca magnetike me anë të të cilës diagnostikohet kjo sëmundje. Simptomat e shpërthimit të aneurizmit shpesh mund të shfaqen papritmas. Në rastin e shfaqjes së simptomave të mëposhtme duhet të kontaktoni menjëherë mjekun:

· Dhimbje koke të forta dhe të menjëhershme, ndryshe nga herët e tjera

· Dhimbje në qafë

· Të përziera dhe të vjella

· Ndjeshmëri ndaj dritës

· Humbje të vetëdijes

· Sulme / atak

Si trajtohet aneurizma? Në rast të shpërthimit të aneurizmit duhet të kryhet operacion kirurgjik brenda 72 orëve. Nëse nuk reagohet brenda kësaj periudhe, arteret ngushtohen dhe çfarë do lloj veprimi me to mund të shkaktojë rritje dhe bllokim të enëve të gjakut duke shkaktuar ishemi, dhe duke humbur plotësisht reagimin e disa pjesëve të trurit. Ekzistojnë dy metoda kirurgjike. Në rast se aneurizma shpërthen po pacienti është akoma i vetëdijshëm, pa sulme neurologjike, atëherë për një periudhe prej 72 orëve duhet të kryhet intervenimi. Mënyra tjetër është shtyerja e operacionit për një periudhë të caktuar, gjatë të cilës truri është i stabilizuar dhe rezultatet janë më të mira. Gjatë kryerjes së intervenimit kirurgjik, në qafën e aneurizmës, vendoset një kapsë metalike, me anë të të cilës ndalohet qarkullimi i aneurizmit. Ekziston dhe ndalim një vaskular i qarkullimit të aneurizmit (coiling). Pas kryerjes së operacionit kirurgjik, këta pacientë konsiderohen të shëruar përgjithmonë.

Komento