Anniesa Hasibuan: Prezantohet në Javën e Modës në Nju Jork, në sfilatën e veshjeve me shami

Anniesa Hasibuan: Prezantohet në Javën e Modës në Nju Jork, në sfilatën e veshjeve me shamiAnniesa Hasibuan ka debutuar në Javën e Modës në Nju Jork, me koleksionin e veshjeve që shoqërohen me shami për kokë.

Në këtë formë, dizajnerja 30-vjeçare nga Indonezia ka bërë histori, sepse është hera e parë që në pasarelën e këtij organizmi, secila modele ka qenë e mbuluar, transmeton Telegrafi.

Në koleksionin Pranverë/Verë 2017 të quajtur D’Jakarta, janë parë mbulesa mëndafshi me ngjyrë fildishi, pjeshke dhe të hirtë.

NEW YORK, NY - SEPTEMBER 12:  A model walks the runway at the Anniesa Hasibuan during New York Fashion Week: The Shows at The Dock, Skylight at Moynihan Station on September 12, 2016 in New York City.  (Photo by Frazer Harrison/Getty Images for New York Fashion Week: The Shows)

Modelet kanë pasur të veshura fustane të gjatë dhe të lëshuar, pantallona të gjëra, si dhe sako shumëngjyrëshe, që janë të bazuara në ligjet islame.

Në shumicën e veshjeve, ka pasur të ngjitura detaje metalike dhe rruaza.

Anniesa Hasibuan: Prezantohet në Javën e Modës në Nju Jork, në sfilatën e veshjeve me shami

Të pranishmit e kanë duartrokitur Hasibuan në fund të shfaqjes, e cila ishte kujdesur për 48 pamje të ndryshme.

Anniesa Hasibuan: Prezantohet në Javën e Modës në Nju Jork, në sfilatën e veshjeve me shami

Në mesin e tyre janë dhjetë veshje për mbrëmje dhe ceremoni, kurse të tjerat që të përdoren për çdo organizim ditor./ Telegrafi/

Anniesa Hasibuan: Prezantohet në Javën e Modës në Nju Jork, në sfilatën e veshjeve me shami

Anniesa Hasibuan: Prezantohet në Javën e Modës në Nju Jork, në sfilatën e veshjeve me shami

Komento