Antibiotiku natyral

Sot, kur si pasojë e përdorimit të tepruar të antibiotikëve sintetik, shumica e mikroorganizmave ka krijuar rezistencë në ta, prandaj është e domosdoshme të gjenden zgjidhje më të mira që i ofron natyra.

Të gjithë e dimë se antibiotikët sintetikë kanë edhe efekte të dëmshme anësore, që shfaqen përnjëherë pas përdorimit apo pas një kohe të përdorimit të tyre, derisa ilaçet natyrale nuk kanë efekte të dëmshme anësore. Propolisi është një prej tyre. Është ushqim i përsosur, që ushqen dhe shëron trupin e njeriut, trasmeton gazeta Kosova Sot

VETITË SHËRUESE TË PROPOLISIT

Flavonoidet në masë të madhe janë meritore për efektin e propolisit. Flavonoidet janë pigmente të pranishme në pemë, perime, lule dhe në lëvore të lisave. Kanë efekt antioksidues, roli i tyre është mbrojtja e bimëve nga patogjenet dhe ambienti. Propolisi është një nga ilaçet natyrale që vret gjithçka që i pengon organizmit. Njëkohësisht ruan edhe indet e sëmura, duke i shëruar. Ndikon kundër shumë viruseve, përfshirë edhe gripin. Është i shkëlqyeshëm në luftën kundër kërpudhave dhe parazitëve. Propolisi stimulon krijimin e qelizave të reja dhe rigjallëron indin e dëmtuar. Përdoret për shërimin e sëmundjeve të veshëve dhe gojës. Rezultate jep edhe në shërimin dhe parandalimin e pezmatimit të fytit, ndihmon te dhimbjet e dhëmbit, paradentoza, aroma jo e mirë nga goja, hemorroidet, inflamacionet e kanaleve urinare dhe gastriti

PËRGATITJA E TINKTURËS

Tinktura bëhet nga propolisi dhe alkooli. Në enë prej qelqi hidhni propolis, e më pas hidhni alkool në masën 1:2. Këtë përzierje e ruani për 5-7 ditë dhe e përzieni 3 herë në ditë. Pastaj e kulloni. Mund të merrni 20-90 pika në ditë, varë- sisht nga sëmundja, midis shujtave, me gjysmë lugë mjaltë, ujë të vakët ose çaj. PROBLEMET / ZGJIDHJET Dhimbjet në lukth: merrni 20 – 30 pika të tretura në 30 për qind tinkturë me alkool propolisi, 3 herë në ditë para shujtave. Gjakderdhjet: gjakderdhjet nga lëndimet shpejt mund t’i ndaloni me ndihmën e pambukut të lagur në pika propolisi. Sëmundjet me kërpudha të lëkurës: disa herë në ditë lyeni hapësirën e prekur me krem propolisi, yndyrë ose pika. Të djegurat: garzën e lyeni me krem propolisi, e vendosni sipër të djegurave. Psoriaza: tri herë në ditë, nga brenda mund të konsumoni 15 pika propolisi. Në të njëjtën kohë lyeni vendin e sëmurë me krem apo yndyrë propolisi. Hemorroidet: nga jashtë përdorni yndyrë propolisi, nga brenda pikat e propolisit. Te problemet me organet e frymëmarrjes: përgatisni çaj kamomili. Shtoni 10 pika pr

Komento